E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtatori muaji i ndarjeve

Te gjithe e njohim te famshmin autumn blues ose ndryshe depresionin e vjeshtes me te cilin shume njerez jane duke i bere mire llogarite. Me te prekurit nga kjo semundje jane personat e moshes mes 40 dhe 50 vjec

Pushimet tashme kane mbaruar dhe te gjithe dashur pa dashur u jane kthyer jetes se perditshme. Megjithate nuk mjafton vetem pesha psikologjike e kthimit ne rutinen e perditshme dhe ne ajrin e ndotur te qyteteve pas diteve te tera duke shijuar mengjeset me flladin e mrekullueshem te detit. Tashme duket se edhe seksi kerkon ta beje me te hidhur rikthimin pas fundit te pushimeve. Ne te vertete tashme te gjithe e njohin te famshmin autumn blues ose ndryshe depresionin e vjeshtes me te cilin shume njerez jane duke i bere mire llogarite. Me te prekurit nga kjo semundje jane personat e moshes mes 40 dhe 50 vjec tek te cilet vihet re renie e theksuar e deshires seksuale. Sipas eksperteve te fushes epidemia e renies se deshires seksuale lidhet ngushte me moshen dhe gjendjen psikologjike por edhe me sezonin e vitit qe po jeton. Me uljen e ekspozimit ndaj rrezeve te diellit si dhe me uljen e numrit te oreve qe kaloheshin ne ajer te paster eshte e natyrshme qe te reduktohet ndjeshem entuziazmi ne krevat por mbi te gjitha te ulet ndjeshem edhe numri i raporteve seksuale te krijuara gjate nje jave. Kjo ne fakt eshte e vertete sidomos per personat qe jane ne moshen me te ndjeshme ndaj ndryshimeve te hormoneve ne varesi te stineve me pak fjale per njerezit mes moshes 40 dhe 50 vjec. Ndersa per te rinjte ka me pak probleme per ata eshte gjithmone koha per te bere dashuri. Kete tregon edhe seksologu dhe andrologu Maurizio Bossi. Eumlshte provuar shkencerisht qe pergjigjja seksuale si te kafshet ashtu dhe te njerezit eshte me periudha keto momente jane te lidhura me moshen kushtet psikologjike por edhe me sezonin. Shume 40-50-vjecare duhet te ngaterrohen serish me rutinen e marteses ndoshta pasi i ka dhene nje shperthim virtual fantazive te tij erotike duke e imagjinuar fqinjen ne pozicione te ndaluara. Keshtu eshte normale qe deshira per te bere dashuri zvogelohet dhe raportet seksuale jane shume te rralla e rrezikojne te shkojne ne fund. Ndersa per te rinjte e moshes 20-30 vjec diskutimi ndryshon ata nuk lodhen kurre dhe vazhdojne gjuetine edhe ne vere edhe pse pashmangshmerisht kane me shume veshtiresi per te gjetur gjahun ndryshe nga mundesite qe te ofron plazhi. Ne praktike shpjegon ironikisht seksologu me te pjekurit kane mundesine per te bere seks cdo dite me bashkeshorten e tyre por qe ne kete periudhe nuk kane fare deshire ndersa me te rinjte edhe pse kane deshire te madhe duhet te perballojne stresin per mungesen e nje partnereje.

Por e rendesishme eshte te mos shqetesohesh behet fjale per te rikuperuar ekuilibrin ne jeten e perditshme dhe fiziku do te kthehet ne kushtet e tij normale. Per ta kaluar me shpejt kete faze te veshtire pershtatjeje mund te shfrytezosh nje hapesire per nje aktivitet sportiv qe ju pelqen si per te mbajtur nje fizik me te mire dhe per te rikuperuar humorin e deshiren per te bere cdo gje. Megjithate vjeshta nuk eshte vetem periudha e renies se deshires seksuale. Thuajse cdo vit muaji shtator sjell me vete nje bum ndarjesh dhe divorcesh. Nese nje raport eshte ne krize eshte pikerisht periudha gjate pushimeve verore kur secili mund te marre vendimin per te jetuar pushime te gezuara larg njeri-tjetrit. Kete e dine mire edhe avokatet dhe juristet per te cilet shtatori e tetori jane me te vertete muajt e arte para perqafimeve dhe pajtimeve te Krishtlindjeve.

Deri ne mes te tetorit shpjegon nje nga avokatet e divorceve me te famshem ne France ndodh nje numer i madh divorcesh meqenese ne muajt e veres mundesite per te qendruar bashke dhe per te biseduar rreth situates shkurtohen shume. Puna e gjate ne te vertete shkakton stres por shume njerez kerkojne tia vene fajin jetes monotone te perditshme tregon ai. Megjithate nje muaj tjeter ku numri i ndarjeve eshte i larte eshte edhe maji. Edhe kete here pushimet kane nje peshe psikologjike te dukshme. Fakti se te duhet ti kalosh pushimet me dike qe nuk shkon mire prej disa muajsh shume personave u duket si nje barre e paperballueshme duke marre gjykimin ekstrem per tu ndare. Ndoshta eshte me mire ti ndash gjerat qe nga fillimi se sa ta shtysh vuajtjen deri ne vjeshte. Udhetimet dhe pushimet jane vendi me i mire per te eliminuar pakenaqesite gjithashtu vendi ideal per njohje dhe takime te reja. Nje e dhene interesante ne vitet e fundit eshte qe ciftet vendosin te ndahen ne mes te majit shpeshhere pasi bejne festen e perfundimit te shkolles te femijeve duke e jetuar kete ngjarje si nje impenjim ne syte e te afermve dhe per tu treguar atyre se familja e tyre eshte e lumtur dhe me e bashkuar se kurre. Keshtu nese disa kohe me pare ata qe vendosnin per ti thene lamtumire njeri-tjetrit ne pjesen me te madhe te rasteve ishin ciftet mes moshes 30 dhe 40 vjec sot ndahen nje numer shume i madh ciftesh me moshe mbi 60 si per te treguar se modelet e vjetra te familjes se bashku dhe te lumtur nuk ekzistojne me. Ndoshta eshte efekti i rritjes se moshes mesatare numri i madh i ilaceve te reja si ato qe luftojne depresionin qe sigurojne nje jete me te mire si dhe ideja per te mos pasur impenjime sociale qe i shtyn drejt divorcit. Megjithate te dhenat e fundit nga institutet statistikore te vendeve europiane flasin qarte numri i martesave qe jane zgjidhur mes viteve 1995 dhe 2009 eshte rritur me 522 per qind ndersa numri i atyre qe kerkojne divorcin eshte rritur 547. Ky numer ka pasur pikun ne muajin shtator ku edhe numri i cifteve te ndara ka qene i larte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›