Meta : Do marrim përgjigje pozitive për vizat
Qeveria shqiptare është e bindur në një përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave nga Komisioni Europian. Këtë bindje e ka shprehur vetë ministri i Jashtëm, Ilir Meta gjatë një prononcimi për mediat, ku deklaroi se kriteret teknike të këtij procesi janë përmbushur plotësisht dhe se progresi është i jashtëzakonshëm.
Duke iu referuar një raporti të publikuar nga media, shefi i diplomacisë shqiptare nuk pranoi të komente një raport i cili ende nuk është zyrtar.
Meta prezantoi Luan Ramën si sekretar të përgjithshëm të LSI dhe Ardit Ccelën si sekretar të marrëdhënieve me publikun.