E Diel, 1 Nëntor 2026

PS:Përzgjedhje transparente të kandidatëve për Kushtetuesen

Partia Socialiste me anë të deputetit, Fatmir Xhafaj reagoi sot për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke theksuar se përzgjedhja e tyre duhet të bëhet konform Kushtetutës.
Deputeti Xhafaj theksoi se PS-ja e e konsideron shumë të rëndësishme që ky proces konsultimi të jetë real, transparent dhe efektiv.

"Partia Socialiste shpreson se juristët që do të promovohen dhe përzgjidhen si kandidatë duhet të karakterizohen para së gjithash nga vlera të spikatura profesionale në fushën përkatëse, të jenë individë që kanë shprehur integritet të lartë moral dhe profesional gjatë karrierës së tyre, të tillë që garantojnë se janë të aftë të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese, të pandikuar nga çdo lloj presioni politik dhe korruptim", theksoi deputeti socialist.

Ai shtoi se në këtë moment, Presidentit të Republikës i jepet një përgjegjësi e lartë dhe mundësi historike për të ndikuar pozitivisht në mirëfunksionimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›