Meta- McLlwham: Britania mbështet Shqipërinë në BE

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadoren britanike Fiona McLlwham. Meta vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Britani e Madhe si të shkëlqyera. Meta tha se dy vendet do forcojnë marrëdhëniet në fushën e rendit dhe gjyqësorit. Ndërkohë që ambasadorja britanike siguroi ministrin e Jashtëm Meta se Britania mbështet Shqipërinë në liberalizmin e vizave dhe në hyrjen në Bashkimin Europian.