E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Më 10 tetor, opozita në protestë

10 tetori do të jetë dita e parë e protestave të opozitës deri në hapjen e kutive të votimit dhe zbardhjen e procesit elektoral të 28 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i selisë rozë Edi Rama, i cili deklaroi se ftesat e Berishës për t'u kthyer në parlament janë të kota pasi grupi opozitar do të kthehet në Kuvend vetëm kur t'i plotësohen kushtet.
" Më 10 tetor ftoj manifestimin e parë për të protestuar për hapjen e kutive të 28 qershorit. Ne nuk do të kthehemi në Kuvend deri në plotësimin e kushteve ", tha Rama.
Duke iu referuar thirrjeve të herë pas hershme të ndërkombëtarëve që opozita të kthehet në Kuvend, Rama tha se pretendimet e opozitës kanë të bëjnë me një nga kushtet primare të demokracisë.
Në fund të deklaratës së tij, z.Rama shmangu çdo lloj komenti mbi partinë më të re Drejtësi dhe Unitet, të krijuar nga Shpëtim Idrizi deputet i Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›