E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë-Torino, pakt bashkëpunimi

Kryebashkiaku i qytetit italian të Torinos, Sergio Champarino ndodhet sot për një vizitë në Tiranë. Ai e ka nisur axhendën e takimeve në bashkinë e kryeqytetit ku është pritur nga kryetari i bashkisë Edi Rama, takim gjatë të cilit është firmosur edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve. Rama tha pas takimit se është shumë e rëndësishme lidhja e bashkëpunimit me bashkinë e Torinos, pasi në këtë qytet ka shumë studentë shqiptarë, por edhe emigrantë.
Më pas axhenda e kryebashkiakut të Torinos ka vijuar me inagurimin e një ekspozite dhe me një vizitë te bienalja e Tiranës. Gjatë qendrimit në Tiranë, Champarino do të takojë edhe presidentin Bamir Topi si edhe personalitete të tjera të larta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›