E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta- Prfiti, gjykata cakton 18 pyetje për ekspertët

Kolegji Penal ka dhënë sot vendimin e ndërmjetëm ku ka përcaktuar 18 pyetje për 3 ekspertët, që janë zgjedhur për të bërë ekspertimin e video-skandalit, Meta- Prifti.

Ekspertët do të përcaktojnë nëse videoja ëhstë autentike ose jo.

Janë të gjitha pyetje specifike, përgjigjet e të cilave 3 ekspertët do ti kthejnë me shkrim në Gjykatën e Lartë, pas nje muaji.

Ekspërtët do të japin përgjigje për pyetje si, në cfarë dite dhe ore është regjistruar videoja, a ka ndërhyrje në figurë dhe zë apo jo, ndërsa pyetjet e tjera janë të një karakteri më teknik.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë lidhur me ekspertimin e orës kamera. Prokuroria tha se në këtë orë kamera, gjendet edhe videoja tjetër mes Priftit dhe Beqirit, duke qenë se hetimet nuk kanë përfunduar për këtë çështje, kqyrja e kësaj videoje përben rrezik për vazhdimin e hetimeve.

EKSPERTËT
1.Ardian Pollo, shef i departamentit të Elektronikës në universitetin Kristal, pedagog i lëndës Siguria e Sistemeve Informatike, Protokollet e Transmetimit.
2.Ermal Beqiri, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe pedagog i Informatikës në universitetin Kristal.
3. Artur Rrahmani, ekspert kriminalist në Qendrën Shkencore të Mbrojtjes së Individit The Experts, Tiranë.
4. Dritan Zoto, ekspert kriminalist në Qendrën Shkencore të Mbrojtjes së Individit The Experts, Tiranë (eksperti u përjashtua nga ekipi i ekspertimit me vendim të Gjykatës, për shkak të kundërshtive).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›