Jemen, Saleh propozon armëpushim
Presidenti i Jemenit, Saleh, i kthyer sot në Sanaa pas tre muajsh qëndrim në Arabinë Saudite, u ka propozuar palëve një armëpushim, në pritje të një zgjidhjeje paqësore të krizës. Lajmin e konfirmon televizioni Al Arabiya.
Pavarësisht presioneve ndërkombëtare, Saleh nuk ka pranuar planin për një qeveri tranzicioni të cilës do ti kalonte pushtetin, plan që i është propozuar që në prill të këtij viti nga Këhilli i Bashkëpunimit të Gjirit. Ndërkohë, në vend dhuna vazhdon. Në 24 orët e fundit janë të paktën 7 viktima si pasojë e përleshjeve në Sanaa e Taiz.