Wollfarth Mazhoranca e opozita te bashkepunojne per reformat

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i ka bërë apel opozitës dhe mazhorancës të bashkëpunojnë për të përmbushur reformat e rëndësishme për vendin.
Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ka kërkuar sot që Opozita të vendosë rreth votimit të ligjeve në Parlament, ndërsa shprehet se personalisht nuk e njeh shumë rregulloren e Kuvendit, dhe kërkoi të njihet më gjerësisht rreth saj
Pas një takimi që pati sot ne mesditë me kreun e socialistëve Edi Rama në selinë e PS, Wollfarth tha se sot, pati një shkëmbim shumë të mirë pikëpamjesh mbi situatën politike dhe integrimin europian.
Sipas ambasadorit të OSBE në vendin tonë, angazhimi i forcave politike në Parlament është një detyrë dhe për këtë u diskutua gjatë në takimin me Ramën.“Diskutuam dhe si të angazhohemi në parlament, dhe ky është një hap i parë i rëndësishëm. Opozita duhet të vendosë pas një diskutimi se si do të votojë në parlament. Këtë duhet ta bëjë pas një diskutimi të vërtetë” .
Por, sipas Wollfarth, ajo që ka rëndësi janë dhe rregullat në parlament. “Kam dhe një këndvështrim, mendimi im, duhet të dimë rregullat në Kuvend. Do ishte mirë të shohim si ka qenë rregullorja në të shkuarën, si janë bërë tani që si opozita dhe mazhoranca të bashkëpunojnë për këtë”.
Takimi mes kreut të opozitës dhe ambasadorit të OSBE-së vjen një ditë pasi Kuvendi dështoi të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, pas vendimit të opozitës për të mos votuar ligjet me 3/5 para se të merren parasysh ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.