Meta Aleanca per Qytetarin e vendosur te fitoje me 8 maj
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i qarkut Nasip Naço ka mbyllur takimin e tij elektoral për zgjedhjet vendore të 8 majit, në Çorovodë, duke prezantuar për këtë bashki kandidatin Nesim Spahiu.
“Aleanca për Qytetarin” është e vendosur të fitojë më 8 maj në Tiranë, në Çorovodë, në Gjirokastër, në Përmet, në Poliçan, në Berat dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve dhe komunave të vendit tonë”, tha kryetarii LSI-së, Ilir Meta në Çorovodë.
Duke shtuar se koalicioni PD-LSI ka punuar që nga dita e parë për integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Ishte ky koalicion i cili në kohë rekord sipas premtimit që ne dhamë realizo liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Dhe nga kjo arritje madhore për çdo qytetar të Shqipërisë përfituan edhe ata të cilët punuan në mënyrën më të pandershme, më antiqytetare, në mënyrën më antinjerëzore për të penguar liberalizimin e vizave për të qytetarët shqiptarë. E pra sot nga liberalizimi i vizave që realizoi ky koalicion kanë fituar të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, tha Meta.
Duke përfunduar se “sot për koalicionin tonë, pas realizimit me sukses të lëvizjes së lirë dhe pa viza të qytetarëve tanë në Evropë, prioriteti i parë, i dytë dhe i tretë mbetet punësimi, mbetet lufta kundër varfërisë për të gjitha ato familje të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e jetës.
“Dhe unë jam i bindur se ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë në emër të interesit tuja, në emër të interesit të zhvillimit të këtij qyteti dhe të gjithë vendit. Më 8 maj, ne do të fitojmë në të gjitha njësitë e rrethit të Skraparit”, përfundoi Meta.