Meta: Athina zyrtare mbështetje të fuqishme Shqipërisë
Përveç diskutimeve për organizatën, Meta deklaroi se ministrat e vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, adoptuan edhe vendime të tjera po kaq të rëndësishme, që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit për çështje të sigurisë energjitike, të rritjes së pjesëmarrjes së gruas në jetën politike e shoqërore, etj.
“Vlerësimet për zhvillimet pozitive në rajon, e veçanërisht në Kosovë, konfirmimi i politikes rajonale konstruktive të vendit tonë, si dhe ecuria e proceseve integruese në BE të Shqipërisë, ishin piketa të tjera të rëndësishme në ndërhyrjen time në këtë Ministerial”, u shpreh Meta.
Një takim të veçantë, shefi i diplomacisë shqiptare ka pasur edhe kryeministrin dhe homologun grek, Jorgos Papandreu. Sipas Metës, Papandreu konfirmoi vullnetin e Qeverisë së tij për të avancuar dhe konkretizuar nismën e qeverisë greke për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE në vitin 2014. Gjithashtu, ai shprehu gjithë mbështetjen e Qeverisë së tij për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe procesin e liberalizimit të vizave.