E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Bashkëpunim Shqipëri-Serbi

Ministri i jashtem Ilir Meta deklaron se pavaresisht qendrimeve diametralisht te kunderta per pavaresine e Kosoves , Serbia dhe Shqiperia do te bashkepunojne në interes reciprok, për integrimin evropian. Meta i beri keto komente ne nje konference te posacme shtypi ne Tirane pas vizites qe ai zhvilloi ne Beograd.

"Shqipëria është e vendosur të vazhdojë politikën e saj tepër konstruktive për bashkëpunimin rajonal, në dobi të paqes dhe të stabilitetit në rajonin tonë, por edhe në funksion të përshpejtimit të integrimit Europian, pa paragjykime për askënd. Kjo është një vizitë e veçantë, pasi është vizita e parë zyrtare e një Ministri të Jashtëm, që nga momenti kur Serbia është konfiguruar si një shtet dhe së dyti zhvillohet pas shpalljes së Pavarësisë. Kjo është një çështje që dihet, për të cilën të dy vendet kanë qëndrime të ndryshme. Pavarësisht nga diferencat që ekzistojnë, që janë thelbësore për statusin e Kosovës, përsëri biem dakord që edhe e ardhmja e Kosovës do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian", u shpreh Meta.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›