Kriza financiare, vendet e euro-zonës ndihmë Greqisë

Ministrat e financave të euro-zonës kanë rënë dakort në Bruksel të ndihmojnë Greqinë për kapërcimin e krizës financiare. Marrëveshja u pohua nga shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker, por nuk behën të ditura hollësitë e planit. Juncker shprehet për dhënie të ndihmave dypalëshe nga të gjitha shtetet e bashkimit monetar, por jo per garanci për kredi afatgjata.
Propozimet janë në përputhje me ndalimin që parashikon Marrëveshja e BE-së për marrjen e ndërsjelltë përsipër të huave nga shtetet anëtare të euro-zonës.
Vendimin përfundimtar për këtë krerët e shteteve dhe të qeverive do ta marrin gjatë samitit të tyre të ardhshëm që do të zhvillohte Brenda muajit mars.