Zhigalov takim me Berishën dhe Ramën
I dërguar special i Kryetarit në Detyrë të OSBE-së, Konstantin Zhigalov, ka takuar gjatë pasdites së të hënës kryeministrin Berisha dhe kryetarin e partisë socialiste Edi Rama. Të dy liderët partiakë i kanë përcjellë atij një panoramë të vetëm për situatën politike dhe hapat e bërë prej tyre në zgjidhjen e ngërcit.
Kreu i qeverisë është shprehur i gatshëm për të hetuar zgjedhjet nëpërmjet hapjes së kutive nga Prokuroria mbi bazë të provave dhe shqyrtim bilateral të çdo çështjeje, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Ai ka përmendur dhe pranimin e të gjitha amendamenteve të propozuara nga opozita.
Ndërsa në takimin me liderin e selisë rozë, Zhigalov vlerësoi rikthimin e opozitës në Parlament. Përfaqësuesi i OSBE, shprehu interesin dhe mbështetjen për transparencën e zgjedhjeve dhe i kërkoi politikës shqiptare që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë problem kaq të rëndësishëm. Por sipas Ramës, ajo që ndodhi në Ruzhdie, mund të jetë e përhapur edhe në zona të tjera në Shqipëri, për këtë arsye hetimit parlamentar duhet t’i shkohet deri në fund.
Elona Gjylmi < I mëparshmi