Meta: Bashkëpunim bilateral me Serbinë
“Shtatë marrëveshje janë gati nga pala shqiptare e cila mirëpret edhe çdo marrëveshje të paraqitur nga Serbia”, vuri në dukje Meta.
Ai nuk harroi të përmendte se vizita e tij në Beograd përkon me 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç. Ashtu si dhe një ditë më parë Meta pohoi para përfaqësuesve të medias vlerësimin e tij për këtë politikan, të cilin ai e quajti vizionar dhe që hapi një erë të re për Serbinë demokratike si dhe kuptoi partneritetin e rëndësishëm mes Serbisë dhe Shqipërisë në rajon.
“Ndaj dhe vizita ime filloi me një homazh kushtuar këtij politikani të madh dhe besoj dhe shpresoj se kjo figurë e madhe do të frymëzojë me vizionin dhe kurajën që tregoi të gjitha forcat progresiste në Serbi dhe rajon”, shtoi Meta.
Duke iu referuar pikëpamjeve që kanë për Kosovën dy shtetet, Serbia dhe Shqipëria, Meta cilësoi se “ne ndajmë pikëpamje të ndryshme, por kemi vendosur se pavarësisht nga këto diferenca thelbësore të mos e frenojmë bashkëpunimin bilateral, duke besuar që në këtë mënyrë do të përmirësojmë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe në të gjithë rajonin tonë”.
Në përgjigje të pyetjes se një gazetareje serbe për qëllimin e vizitës së tij në Beograd, Meta pohoi se “jam në Beograd sepse ne duam të jemi sa më shpejt në Bruksel, jo si të ftuar, por si anëtarë të barabartë të Bashkimit Evropian. Edhe Serbia kërkon të njëjtën gjë”.
Trafiku i organeve? Të gatshëm të hetojmë
Për sa i përket pretendimit për trafik organesh gjatë luftës së Kosovës, Meta u shpreh se Shqipëria është e hapur të hetojë dhe të bashkëpunojë. ”Jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë, si me Këshillin e Evropës ashtu dhe me gjykatën e Hagës për t’i dhënë fund këtyre pretendimeve që për mua nuk qëndrojnë”, tha Meta në konferencën për shtyp në ambasadën shqiptare në Beograd. Ish-kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte në një libër të saj, pretendon se “në Shqipëri është kryer trafik organesh në periudhën e luftës në Kosovë".