Meta Bashkepunim me gjithe forcat politike perfshire dhe PS

Kreu i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë ku në fokus ishin zgjedhjet e 23 qershorit.
Por përqendruar në këtë garë, kreu Meta qartësoi pozicionin e partisë së tij në skenën poltike.
“Ne jemi të angazhuar për të plotësuar angazhimet në këtë mazhoranca dhe këtë qeveri dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me gjithë forcat politike, duke përfshirë dhe PS-në për të çuar përpara procesin e integrimit, për të miratuar tre ligjet e integrimit në parlament dhe natyrisht koalicionet e ardhshme do të kenë në themel të tyre votën e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Meta pas përfundimit të takimit me diplomatët e akredituar në Tiranë.
Në prononcimin para mediave, Meta sqaroi edhe mungesën e firmës së tij në kërkesën për zhvillimin e një referendumi popullor për miratimin e 3 ligjeve. Takimi i zotit Meta me ambasadorët europian, vjen pak ditë pas takimit që kreu i Lëvizjes pati në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim Stefan Fyle.