"Meta-Berisha, bashke kunder PS"

Partia Socialiste leshon akuza te forta politike, ne drejtim te Levizjes Socialiste per Integrim dhe kryetarit te kesaj partie, Ilir Meta, per bashkepunim me Berishen. Vetem nje dite pas rrezimit te projektbuxhetit nga anetaret e Keshillit Bashkiak demokrat, duke unifikuar votat me ato te LSI-se. Ka qene zedhenesja e kryesise se PS, njeheresh keshilltare e bashkise se kryeqytetit, Mimi Kodheli, ajo qe ne emer te keshilltareve socialiste ne Keshillin Bashkiak ka akuzuar LSI-ne se "bashkoi votat me PD-ne, per interesa te ngushta politike, kunder interesave te qytetareve te Tiranes". "Ilir Meta dha nje prove te dallimit te madh mes politikes tone te re, e politikes se tij te vjeter, ku ai po llokocitet cdo dite e me shume, me aleatin e tij te dy diteve me pare, Sali Berisha.", theksoi Kodheli, ne qendrimin e perbashket te keshilltareve per shtyp. Sipas saj, viti 2009 e gjen Tiranen pa buxhet te miratuar, ose ndryshe pa mundesine per te realizuar punet e kerkuara nga qytetaret, sepse Ilir Meta e grupimi i tij, jane bere njesh me PD, kunder qytetit, kunder interesave te qytetareve, thjesht sepse ky eshte nje vit elektoral. "Per Ilir Meten, njesoj si per PD, nuk kane rendesi nevojat e shumta te qytetareve qe zgjidhen me buxhetin e rrezuar, nuk kane rendesi rruget, shkollat, kopshtet, qendrat sociale dhe lulishtet qe perfshihen ne financimin e ketij buxheti, te rrezuar me votat e tyre te perbashketa, por ka rendesi vetem politika e vjeter e interesave te politikaneve, qe nuk e duan ndryshimin ne te mire te qytetareve", drejtoi akuzat keshilltarja socialiste. Partia Socialiste shprehu keqardhje per ish-aleatin e tyre, Ilir Meta. "Ne jemi te keqardhur qe ish-aleati yne, Ilir Meta, i cili ka nje vit qe akuzon Partine Socialiste per bashkepunimin ne Parlament, per te futur Shqiperine ne NATO dhe BE, te henen dha nje prove te qarte te gatishmerise se tij, per te bashkepunuar me PD e me Sali Berishen per te futur Tiranen ne qorrsokak, duke i lene qytetaret per here te pare ne 18 vjet pa buxhetin e tyre per qytetin", perfundoi Kodheli. Bashkimi i votave LSI-PD eshte bere dhe here te tjera, gjate miratimeve te projekteve socialiste ne keshillat vendore. Denis Dedej