E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: PAD, mes PD se Berishes dhe LSI te Ilir Metes

Kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, njekohesisht nenkryetar i Kuvendit te Shqiperise, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" ka deklaruar se partia qe ai drejton ende nuk ka vendosur per pozicionimin, ne nje koalicion parazgjedhur. Sipas kreut te kesaj partie, PAD eshte ne periudhe negociatash dhe do te shqyrtoje shanset politike qe krijon ligji ose kodi i ri zgjedhor. Ceka ka dhene mendimin e tij, per ndryshimet ne Kushtetute, qendrimin e Nanos dhe koalicionet paszgjedhore.

A keni nje koalicion te qarte parazgjedhor?

Natyrisht kjo eshte nje gje qe asnje parti nuk e ka akoma te qarte dhe Aleanca Demokratike eshte ne periudhe te negociatave dhe te shqyrtimit te shanseve politike qe krijon ligji ose kodi i ri zgjedhor. Natyrisht qe do te kete tre strumbullar kryesor ne formulimin e koalicioneve. Pra do te jete Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia Levizja Socialiste per Integrim. Te gjithe partite e tjera, natyrisht qe do te synojne te maksimalizojne rezultatin nga Aleanca me nje nga keto forca. Ne konkretisht jemi ne shqyrtim te mundesive qe na jepen nga aleanca e mundshme me Partine Demokratike dhe Partine Levizja Socialiste per Integrim.

Cfare te perbashkete keni me programin e PD apo LSI?

Ketu nuk behet fjale per program sepse cfare eshte e verteta, shqiptaret kane kohe qe nuk lexojne me programe. Ky eshte nje vend qe akoma ka imperativa, nuk ka programe, pra jane imperativat e zhvillimit te shpejt ekonomik, te zgjidhjes se ceshtjeve te jetes, te komoditetit te perditshem, asaj qe quhet kualiteti i jetes percaktohet nga korrenti, uji dhe nga lehtesite e tjera, edhe te papunesise, te zhvillimit te shendetit publik dhe ceshtje te tjera qe varen totalisht nga mundesite e buxhetit dhe pak nga programet politike. Se dyti dua t'ju them qe marreveshja e fundit PD-PS mbi ndryshimet Kushtetuese e cmagnetizoi fushen politike, s'ka asnje lloj poli magnetik ne orientimet majtas apo djathtas dhe cdo gje, do te varet nga oferta dhe kerkesa politike.

Pas zgjedhjeve, nese kryetari i PS, Edi Rama, do t'ju ofroje t'i bashkoheni koalicionit te majte, do te bashkoheshit me te ne qeveri?

Une mendoj se ka shume pak shanse qe zoti Rama, te jete ne krye te nje qeverie te ardhshme dhe keshtu qe kjo eshte alternativa me pak e mundshme, e shqyrtuar nga ana PAD.

Mendoni se ka nje problem ne drejtimin nga Rama te koalicionit te majte. Ku jane defektet e tij?

Nuk ka nje koalicion te drejtuar nga zoti Rama sepse ishte vete zoti Rama, qe prishi koalicioni. Koalicioni ekzistonte, zoti Rama e shkaterroi, keshtu qe nuk e di pse presupozohet nje udheheqje e nje koalicioni nga kreu i Partise Socialiste.

Cfare duhet te permiresohet ne drejtimin e kreut te Partise Socialiste per te kenaqur edhe partite e presupozuara te majta, te jene te kenaqura?

Kishte nje program. Kishte nje marreveshje te shkruar qe ne qershor te vitit 2006 dhe mbetej vetem qe te realizohej programi. Keshtu qe, cdo gje tani i mbetet historise dhe nga kjo nxjerrim vetem mesime. Por jo nje alternative.

Ka nisur procesi i shperndarjes se kartave te identitetit. A mendoni se do te garantoje nje proces te drejte zgjedhor dhe nje rezultat te besueshem?

Jane dy gjera te ndryshme. Ky eshte nje proces i cili lidhet me detyrat e shtetit, me pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit. Me identifikimin, me nje numer te caktuar ne baze te regjistrit themelor te shtetit, te cdo shtetasi dhe me te dhenat biometrike. Keshtu qe, jemi pak vone per fillimin e ketij procesi, por eshte mire qe ka filluar dhe me sa duket ne nje sistem te besueshem per Shqiperine, por edhe per Evropen, sepse ky eshte nje detyrim qe kemi ne ndaj Bashkimit Evropian, ne rrugen e integrimit tone euro-atlantik. Per sa i perket lidhjes me procesin zgjedhor, natyrisht qe kjo eshte dytesore, zgjedhjet jane realizuar edhe pa karta identiteti. Une nuk mendoj qe ka qene i madh numri i njerezve qe jane futur te votojne dy here, apo qe jane futur te votojne me emrat e te tjereve, se sa ai qe ka prishur me te vertete zgjedhjet ka qene numerimi ose mosnumerimi fare i votave edhe manipulimet, te cilat jane bere jashte vullnetit te votuesve. Nese do te disiplinohet ky aspekt, pra do te kete nje vullnet politik per te numeruar te gjitha votat, qe hidhen ne kutine e votimit, besoj qe ceshtja e kartave te identitetit eshte dytesore.

Ndryshimet e reja Kushtetuese, e garantojne numrin e sakte te votave?

Numerimet Kushtetuese nuk sjellin asgje te re ne numerimin e votave. Kodi Zgjedhor e komplikon, do te jete nje katastrofe e vertete momenti i numerimit te votave me dy persona qe numerojne, me projektimin ne mur, me nje grup qe rrine rreth e qark dhe qe shikojne se si numerohet, pra nje klime totale mosbesimi, edhe nje klime e tille nuk mund te prodhoje zgjedhje te lira edhe te ndershme. Keshtu qe, ne kete drejtim kam dyshime te medha.

Si e gjykoni qeverisjen e djathte. A i ka permbushur ajo premtimet me te cilat fitoi dhe zgjedhjet?

Une mendoj qe separi ka qene nje qeverisje e djathte, ne menyren se si ka mbledhur parate. Pra menyra se si mblidhen taksat dhe pastaj menyra se si perqendrohen ne shpenzime, te cilat prodhojne pastaj vende pune, prodhojne zhvillim. Ne kete drejtim, marre ne dy linjat kryesore, qeverisja ka qene e djathte dhe ka qene nje hap perpara ne krahasim me ate te viteve kur drejtuan socialistet. Mendoj se dyti, qe ka pasur rezultate te dukshme, vecanerisht ne infrastrukture dhe ky eshte investimi kryesor qe mund te bej nje qeveri. Ka pasur nje disipline me te madhe ne drejtim te mbledhjes se taksave dhe te realizimit te tyre ne forme investimesh ose shperndarjes se tyre, ne tere veprimtarine shteterore. Duhet te permend qe ka edhe nje ndreqje te imazhit te Shqiperise ne pergjithesi ne fushen nderkombetare. Qofte me ftesen per ne NATO, per ne Bukuresht, qofte edhe per nenshkrimin e Marreveshjes se Asociim Stabilizimit, edhe te konsiderates qe ka per Shqiperine roli qe luan ne rajon. Nderkohe ka akoma dobesi te medha, do te thosha ne nje drejtim ku njerezit presin, qe eshte sektori i shendetesise. Vendimi i fundit i qeverise per ta kthyer shendetesine ne sherbim, vecanerisht ne lidhjen e drejtperdrejt e spitaleve me skemen e sigurimeve shendetesore eshte me te vertete nje reforme dhe shpresoj qe te japi shpejt rezultatet. Ne arsim, natyrisht qe reforma qofte ne arsimin e mesem, qofte ne ate universitar, por edhe ne Akademine e Shkencave, nuk kane qene shume te lumtura.. Nje ceshtje shume e rendesishme eshte efikasiteti i investimeve, le te themi qe eshte pika, ku akoma nuk ka nje rezultat qe do te na shkepuste nga pervoja e komunizmit, pra jane investime qe shpeshhere derdhen ne rere dhe zhduken ne te gjitha drejtimet. Me se fundmi ne luften kunder korrupsionit, ku po paguajne edhe per propaganden e deformuar qe eshte bere ne kete drejtim.

A mendoni se hyrja ne loje e zotit Nano para zgjedhjeve mund te ndikoje ne votat e Partise Socialiste?

Natyrisht qe ndikon, por une nuk shikoj ndonje shenje, qe zoti Nano mund t'i kthehet politikes. Kam pershtypje qe eshte ne pritje te asaj qe do te ndodhi, ne rast te nje disfate pothuajse te sigurt te zotit Rama dhe pas te ciles eshte figura e vetme e Partise Socialiste, qe mund te marri drejtimin e saj.

Ka pasur kritika nga nderkombetaret per ligjin e dosjeve. A mendoni se duhet rishikuar?

Mendoj qe kjo eshte nje histori qe duhet mbyllur, nuk ka asgje per te rishikuar ne ate ligj. Ose duhet ta leme sic eshte, ose duhet ta heqim fare nga gjendja. Por qe te shtojme uje dhe te shtojme oriz, kjo histori nuk mbaron kurre. Natyrisht kur e miratuam ne Kuvend i patem parasysh te gjitha defektet e ketij ligji ne raport me nderkombetaret, te cilet jane te ndjeshem ndaj procedurave dhe te drejtat e njeriu. Ne kete rast, per sa i perket procedurave, eshte ne vazhdim te precedenteve qe ka pasur Kuvendi perpara. Pra me ligjin e vitit 1996 te amenduar ne vitin 1997 qe u miratua me ligj te thjeshte. Eshte nje ligj qe i jep shans secilit qe preket nga ky ligj, t'i drejtohet gjykates. Nuk eshte nje ligj blanket. Se treti, do te thosha qe per sa i perket procedurave, mbyll nje histori e cila e ka humbur tashme kuptimin e vet.

Levizja Socialiste per Integrim ka aluduar mbi nje lidhje qe mund te kete bashkimi i votave PD-PS, per ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor. Mendoni se ka nje lidhje midis tyre?

Natyrisht qe Partia Socialiste i ka bere te gjitha keto ne kuadrin e luftes kunder LSI-se. Ndryshimet kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor kane qene nje peng i paguar nga PS, vetem per te luftuar LSI-ne dhe ka qene i pamoral, edhe i pajustifikuar, pro qe ka ndodhur. Mendoj qe e gjithe propaganda e metejshme ne kete drejtim, vetem demton politiken shqiptare. LSI eshte nje realitet politik. Ka krijuar hapesiren e vet politike, ka nje te ardhme natyrisht dhe cdo perpjekje e PS-se per te luftuar LSI-ne, nuk eshte vecse nje aventure e deshtuar. Megjithate eshte nje ceshtje qe i takon se majtes dhe duhet te zgjidhet brenda tyre. Por dua te them se rasti i fundit i votimit ne bashki, ku LSI-ja por edhe PAD, votuan kunder buxhetit, nuk ka te beje aspak me bashkim votash, sic trumbeton PS-ja. Me paturpesi bashkia, kishte futur ne buxhet krijimin e grupeve elektorale te Partise Socialiste, nen masken e grupeve te kontaktit me shoqerine, ne menyre qe te organizoje fushaten elektorale, me parate e taksapaguesve te kryeqytetit dhe kjo eshte e papranueshme. Pra, arsyet e votes kunder nuk ishin aspak politike, ishin thjesht teknike dhe bashkia, duhet te jete me serioze kur paraqet buxhetin vjetor per kryeqytetin. Bisedoi: Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›