E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, mbytet peshkarexha, shpëtohet ekuipazhi

Anija u mbyt në gjirin detar të Vlorës, ne oret e para te mengjesit, në afërsi të Zvërnecit. Mesohet se shkak kane qene moti i keq. 5 pjestaret e ekuipazhit arritën të shpëtonin falë ndihmës të Rojes Bregdetare Shqiptare dhe të "Guardia di Finanzia 

VLORË- Një anije peshkimi është mbytur, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që, pesë pjestarët e ekuipazhit të saj, arritën të shpëtonin falë ndihmës të Rojes Bregdetare Shqiptare dhe të "Guardia di Finanzia”. Anija u mbyt në gjirin detar të Vlorës, rreth orës 04.30 të mëngjesit, në afërsi të bregdetit të Zvërnecit, në vendin e emërtuar "Dajlani i vogël", disa dhjetra metra larg bregut. Burime nga Drejtoria e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, për Qarkun e Vlorës bënë të ditur se “kushtet e papërshtatshme të motit dhe era e fortë, bënë që, peshkarexha të përballej me vështirësi të paparashikuara nga ekipazhi i saj. Rreth orës 24.00, kur ajo ndodhej 3 milje larg Portit të Ri, ju fikën motorrët.
Elezi sqaroi se në planin e zbatimit të operacionit të shpëtimit u përfshinë mjete të Rojes Bregdetare Shqiptare dhe të "Guardia di Finanza". Pronari i saj, Alfred Osmani si dhe 4 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin, të ndihmuar nga mjetet dhe efektivat e angazhuar në operacion.
Policia e kufirit po heton rreth kushteve të daljes në det të mjetit lundrues, ndërkohë që, bëhet e ditur se ekipazhi nuk ishte licensuar për aktivitetin e peshkimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›