E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha do të përdorë buxhetin në interes të tij

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka thënë në seancën plenare se ky buxhet do të vihet në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, duke e shpërndarë atë në mënyrë jo proporcionale, Berisha vazhdon ta përdori atë në interes të tij, shpenzimet tregojnë se qeveria nuk është në dietë por duke i rritur shpenzimet 26% më shumë. Sipas Metës, Berisha është gati ta financojë makinën e tij elektorale për fushatë. Sipas tij nuk mund të gjejmë arsye, pasi FMN parashikon fillimin e krizës dhe thotë se do ketë rënje ekonomike edhe për Shqipërinë , dhe Berisha nuk mund ta përballojë atë, por ai po vazhdon të na mbushë me ëndërralla, ne kemi parë se banka me buxhete shumë më të mëdha se shteti ynë kanë falimentuar parasyve tanë dhe jo më në. Si është e mundur se kjo qeveri e pa aftë thotë se kemi imunitet përballë krizës botërore. Buxheti për vitin 2009 nuk jep asnjë lajm të mirë për bujqësinë. Kjo krizë nxjerr në pah gënjeshtrat për dyfishimet e pagave dhe pensioneve. Unë mendoj se është e domosdoshme që shpenzimet për 6-të mujorin e parë të 2009-ës që do të përdoren për fushatën elektorale të zhvendosen në 6-të mujorin e dytë , pasi unë kam folur me FMN dhe kështu do të ishte më mirë, ai po mundohet të shpëtojë nga çdo rezistencë e këti institucioni. Ai do të votojë edhe këtë buxhet sikur votoi kodin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›