E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Buxheti realizon premtimet e dhëna

Në seancën parlamentare po diskutohet projekt buxheti për vitin 2009. Kryeministri Berisha është shprehur se për vitin e ardhshëm buxheti do të jetë në afro 5 miliardë dollarë. Duke iu referuar financës për vitin e ardhshëm kryeministri Berisha u shpreh se ai përfaqëson suksesin e këtij 4-vjeçari për ti hapur rrugë suksesit në mandatin e ardhshëm. Ai theksoi se nëse do të bëhej një krahasim me buxhetin e vitit 2004 atëherë rezulton se kjo qeveri ka mbledhur 100 % fonde më shumë se opozita kur ishte në pushtet. Sipas Berishës dyfishimi i rrogave dhe pensioneve do të jenë në planin e parë të buxhetit të vitit të ardhshëm. "Buxheti është përmbushje e fjalës së dhënë,është buxheti më i madh i realizuar ndonjëherë dhe vjen në sajë të luftë së korrupsionit dhe qeverisë me duar të pastra", theksoi numri një i kabinetit. Dyfishimi i rrogave të mësuesve dhe pension mbi 100 dollarë do jenë plan i realizuar në vitin e ardhshëm . Kryeministri deklaroi se ky buxhet përfaqëson lehtësimin e halleve të shqiptarëve, rritjen e rrogave, rritjen e shpenzimeve për ilaçe, të pensioneve si edhe të rrogës mesatare. "5 miliard dollarë reflektojnë përmbushjen e zotimit të madh elektoral, i realizimit të kontratës që nënshkrova me shqiptarët kur më votuan 3 vjet më parë", nënvizoi Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›