E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Levizje pa viza per te rinjte shqiptare

Kreu socialist Edi Rama eshte ndalur ne Puke, ne turin e tij te takimit me vullnetaret.

Rama eshte shprehur se qeverisja e ardhshme do te perqendrohet ne zgjidhjet reale per ceshtjen e arsimit, duke i dhene dinjitet shtetit dhe levizjes se lire te qytetareve, e sidomos te rinjve qe sot jane me te privuarit se moshataret e tyre ne bote.

“Ne do t’i japim dinjitet shtetit tone, per nje levizje pa viza dhe pa kontrolle diskriminuese. Ne radhe te pare per te rinjte e te rejat, qe sot kane me pak mundesi se te rinjte koreano-veriore. Me 28 qershor do te linde nje qeverisje e re, jo si kjo qe ofron papunesine e te rinjve dhe shqyerjen e dyerve te universiteteve”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozites ka premtuar se me te ardhur ne pushtet do te krijoje per te gjithe vende te reja pune.  

“Ju siguroj se do te luftojme kudo, ne cdo qytet e fshat, me te gjitha menyrat papunesine. Nuk do lejojme qe te rinjte e te rejat te sorollaten rrugeve sepse nuk kane ku shkojne, apo per te vajtur matane maleve per te punuar si skllever ne Greqi”, ka shtuar Rama.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›