E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Berisha ta marrë në shtëpi karrigen si Walesa

Kreu i LSI-së Ilir Meta i është përgjigjur me batutë deklaratave të kryeministrit Berisha se ai nuk mund ta marrë karrigen e tij.

Në një konferencë për shtyp, Meta ka sqaruar edhe njëherë se edhe pas deklaratës së Nasip Nacos,  se nuk ka asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi gjithcka ecën në sintoni të plotë.

“Nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar përkundrazi gjithçka ecën në sintoni të plotë. Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë vendi dhe të fitojë me diferencë 200 mijë vota që është plotësisht e mundshme. Për çështjen në fjalë përgjigja më e mirë është e zgjidhur, e zgjidh kushtetuta, vota e shqiptarëve. Për premtimin e doktorit se unë sia marr dot karrigen dhe ai se lëshon dot, propozoj kompromis tjetër, ai nuk ka ca bën do e lëshojë zyrën se do e respektoj vullnetin e sovranit, por karrigen ta marrë me vete në shtëpi, apo PD, si ka bërë edhe idhulli i tij Les Walesa, kur humbi zgjedhjet. Nëse Gjinushi do ketë ndonjë shqetësim për këtë cështje ne do angazhohemi si LSI për shpenzimet për ndonjë karrige tjetër tha Meta.

I pyetur në lidhje me miratimin e 3 ligjeve në Parlament, Meta u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për një mesazh përgjegjshmërie nga klasa politike përpa zgjedhjeve.

“Një fjalë thotë që fundi mbahet mend dhe fundi i këtij Parlamenti do të ishte pozitiv nëse bënte një akt i tillë tha Meta.

Vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›