Skema e PD në Durrës: Çdo punonjës administrate, formularë me dhjetë persona që do votojnë për maxhorancën
Ministri Eduard Halimi duket se është ideatori i një skeme, e cila do të bëjë që në Durrës PD-ja të dalë fituese me shtatë deputetë.
Burime nga PD bëjnë të ditur se është përpunuar me sukses një formular, nga i cili po bëhet dhe sondazhi i PD për të marrë një rezultat pozitiv në këto zgjedhje.
Skema, që po menaxhohet nga drejtorë të ndryshëm, ka të bëjë me faktin se çdo punonjës administrate apo ndërmarrje që varet nga qeveria, duhet të shënojë në listë dhjetë emra të tjerë me gjeneralitete, nr. karte identiteti dhe me garancinë për të votuar për PD-në.
I pari e ka nisur Porti i Durrësit këtë proces ku të gjithë punonjësit janë angazhuar në një valë plotësimesh të formularit. Nuk kam çfarë të bëjë pasi rrezikoj vendin e punës deri më 23 qershor. Kam plotësuar formularin me dhjetë emra të njerëzve të mi, me nr. telefoni dhe nr. e kartës së identitetit. I kam thënë nëse ju pyesin i thoni që të do të votojnë për PD dhe pse asnjë nga to nuk ja jep votën, është shprehur një punonjës porti për gazetën Bulevard.
Po ashtu kjo valë plotësimi formular ka prekur dhe sektorin e arsimit ku të gjithë mësuesit janë të detyruar të gjejnë nga dhjetë emra që do të votojnë për PD-në më 23 qershor.
Por ajo që të habit në të gjithë këtë histori nuk është fakti se si po luan PD-ja po si po hesht PS-ja.
Deri tani reagimet e tilla kanë qenë sporadike dhe asnjë drejtues politik i PS në Durrës nuk ka dalë për ta denoncuar një fakt të tillë, përjashto kandidaten Klodiana Spahiu.
Ndërkohë që PD-ja po siguron një kontingjent votuesish për të nxjerrë një rezultat në bazë të këtij procesi, që është i destinuar të dështojë, qytetarët janë të destinuar të jenë të terrorizuar nga telefonatat që mund të marrin për ti pyetur nëse do të votojnë PD apo jo.
Sikleti jonë është se jemi bërë me hije para telefonit se nuk dimë se kush do ti bjerë dhe kush po i bien, por edhe për njerëzit e afërt që punojnë ën shtet që kërkojnë të mbijetojnë në punë duke na kërkuar ndihmë neve dhe pse në kuti tjetër vend do ta dërgojmë votën, është shprehur një i afërm i një mësuese në një nga shkollat e mesme në Durrës.
http://bulevardionline.com/?p=4007