E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherif Merdanit i vjedhin makinën: E kisha blerë me paratë e burgut, më vodhën rininë

sherif_merdaniKa vuajtur në komunizëm, por jeta në demokraci nuk është aq e lehtë.

Këngëtarit Sherif Merdani i kanë vjedhur makinën e tij Citroen Pikaso, me ngjyrë të zezë dhe me targa TR2824U, me vlerë 20 mijë euro.

I prekur, ai ka folur për News24, duke u bërë thirrje hajdutëve që ti kthejnë makinën pasi e kishte blerë me paratë e burgut.

Makina ndodhej në zonën e shkollës Dëshmorët e Lirisë, ku unë banoj. Një ditë para vjedhjes i kanë thyer xhamin e parë, sepse djali kishte harruar çelësat rezervë brenda në makinë.

Këtë gjë e dinim vetëm unë dhe djali dhe punëtorët e lavazhit. Unë xhamin e vura sërish dhe të nesërmen ika me gruan në kishën e Shën Ndoit (Laç) dhe pas ceremonisë e parkuam makinën në territorin e shtëpisë dhe në mëngjes nuk e gjetëm më.

Kjo ndodhi natën e së shtunës. Menjëherë vajta në Komisariatin numër 2, ku unë bëra denoncimin.

Deri tani ka vetëm dyshime. Dua të bëj një thirrje, atyre që e kanë marrë. Duhet të dinë se Sherif Merdani i ka shlyer Zotit të gjitha dhe Zoti ia fali jetën.

Kam punuar 11 vjet në minierë dhe shteti më dha 20 mijë euro shpërblim për vitet e burgut, më kanë vjedhur rininë time. Diktatura po vazhdon të më vrasë. Ju bëj thirrje të më sjellin makinën dhe të më kërkojnë të falur janë të falur nga unë, deklaroi Merdani./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›