Meta: Brenda 2 muajsh, Konventa Zgjedhore e Tiranës

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se, brenda 2 muajsh do të organizohet Konventa Zgjedhore e Tiranës.
Në fjalën e tij në takimin me Komisionin e Përgjithshëm Organizativ të Partisë së Lirisë dhe Shtabin Organizativ të Tiranës u shpreh se, në këtë Konventë do të marrin pjesë të paktën 2000 delegatë të zgjedhur
Meta tha se, koordindator për organizimin e kësaj Konvente është zgjedhur Denis Turhabi.
“Do të bëjmë një politikë globale, që nuk e ka parë ndonjëherë vendi. Por, por do të bëjmë një politikë lokale, dhe do bëjmë politikën tek qendra e votimit. Sepse, pa këtë gjithçka tjetër mbetet një vizion. Dhe pastaj, shndërrohet në iluzion. Kështu, unë besoj në pjekurinë tuaj, në eksperiencën tuaj, në energjinë tuja”, u shpreh Meta.
1 nga 2