Meta Cilido te jete vendimi i Kolegjit nuk besoj se do ndodhe dicka
Më 8 Maj, qytetarët shqiptarë treguan nivel të lartë evropian, ndërsa këto zgjedhjet ishin më të mirat dhe më të pastrat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri.
Kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një takim në qytetin e Lezhës.
Ndërsa sa i takon procesit në vazhdim të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Meta u shpreh se ky është një proces tërësisht normal, demokratik dhe ligjor.
“Kjo po të kemi në konsideratë faktin që diferenca është jashtëzakonisht e ngushtë dhe kjo e ka bërë të domosdoshme shqyrtimin e çdo vote.
Në rast se do të do ishte një diferencë më e madhe për cilindo kandidat natyrisht që nuk nuk do të ishte insistuar për të vlerësuar në mënyrë kaq transparente dhe rigoroze çdo vote.
Duke qenë një rezultat i tillë, i cili për herë të parë ndodh në vendin por ka ndodhur edhe në vende të tjera siç është në SHBA për garën për President.
Natyrisht, demokracia ka zgjidhje edhe për këto raste dhe natyrisht kjo zgjidhje mbetet gjithnjë ligjore”, sqaroi ai në lidhje me një çështje të tillë.
Në fund, ai tha se nuk beson se do të ndodhë diçka, cilido që të jetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor sepse Shqipëria ka Kushtetutën e saj, ka institucionet e saj kushtetuese për të zgjidhur çdo problem.
“Nuk është rruga e presionit ndaj institucioneve për të zgjidhur problemet dhe çdo paragjykim, absolutisht që nuk ndihmon jo vetëm këtë proces solid e demokratik por nuk ndihmon as ata atë cilët bëhen protagonistë të konflikteve, të presioneve sepse duket qartë që kjo alternativë nuk ka gjetur mbështetje më 8 maj.
Sikurse e bën qartë edhe vota popullore, e cila është edhe vota politike e këtyre zgjedhjeve, është votuar bindshëm kundër alternativës së shantazhit ndaj institucioneve dhe shtetit ligjor dhe është votuar për alternativën tjetër, atë të respektimit të shteti ligjor, të respektimit të institucioneve dhe të bashkëpunimit në emër të integrimit të vendit”, përfundoi ai.