Koha e perenduar e plengprishesve

Shqiperia eshte ne prag te liberalizimit te vizave. Evenimenti i afert historik natyrisht ka bere me krahe cdo qytetar te ketij vendi cdo emigrant shqiptar ne per bote cdo njeri te diaspores tone kudo ku ata ndodhen pervec nje kategorie te vetme shoqerore qe gjendet aty-ketu mes nesh here neper kafenete e lagjeve here neper autobuset urbane e here neper grumbullime te sajuara te te ashtuquajturave konferenca per shtyp. Keta njerez kjo kategori eshte suita e gjithhershme e plengprishesve. Gjithmone ka pasur e gjithmone do te vazhdoje te kete te tille ne kete vend. Kesaj fatkeqesie nese do ta quajme te tille nuk kemi cfare i bejme nuk ia gjejme dot ilacin. Ne klimen e sotme te optimizmit normal qytetar te bazuar ne ecjen perpara te Shqiperise si vend anetar i NATO-s dhe tani edhe me tendencen per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian plengprishesit kane misionin e tyre standard Te nxijne sa te mundin realitetin. Si e si te bardhen ta bejne te zeze. Nuk eshte teprim kjo qe po themi por nje dicka reale qe e shohim dhe e prekim gati perdite. Kategoria e nihilisteve kategoria e plengprishesve dhe e mohuesve te paprincipe nuk ka ngjyre politike. Nuk eshte as e majte as e djathte. Ata nuk kane moral nuk kane arsyetim logjik per mangesite e natyrshme te procesit te rritjes dhe te zhvillimit te ketij vendi. Ata kane vetem furcen dhe bojen e zeze te sterrosjes me cdo kusht te sukseseve te shoqerise sone. Duam apo sduam ne ata ekzistojne. Por ka edhe me keq. Kur plengprishesit ngrihen deri ne nivelin e liderit atehere fatkeqesia eshte edhe me e madhe. Kryeministri Berisha ne cdo mbledhje pune me kabinetin e tij e ka theksuar jo pak here nevojen e evidentimit real te sukseseve qe ka bere shoqeria shqiptare ne udhen e demokracise si perballje me fenomenin negativ te nihilizmit. Kundervenia e vetme ndaj nihilisteve - ka theksuar ai - eshte vetem rruga e reformave te pandalshme rruga e liberalizimit te vizave dhe e anetaresimit ne BE. Jetojme kohen e transformimeve te medha ne kete vend. I tere populli pa perjashtim demokrate e socialiste bashke jane ne pritje te zhvillimeve te medha dhe historike vetem lidershipi i majte me ne krye Edvin Ramen nuk i njeh keto ndryshimeduke u cjerre cdo dite per transparencen dhe krizen qe gjoja ka mberthyer vendin ai po i shkakton nje dem te madh jo vetem integrimi te vendit ne BE por dhe vete Partise Socialiste duke e larguar cdo dite nga koha e ardhjes ne pushtet. Te gjithe e dime se pasojat e krizes globale vetem sa paten efektin e tyre minimal ne tregun tone por gjithsesi nuk krijuan nje krize te re ne kete vend. Qeveria hap pas hapi po ben subvencionet e duhura ne paga e pensione sa here qe cmimi i ndonje artikulli tregtar rritet. Kjo eshte kohe e puneve te medha dhe jo e dembeleve qe i duan arrat e thyera. Eumlshte kohe e ritmeve gjigande dhe jo e llafollogeve qe me se shumti merakosen per dozen e denigrimit qe do te injektojne neper frazat ndaj kundershtarit politik apo per volumin e zerit teksa do te flasin perpara kamerave televizive me synimin e vetem Qe te mbledhin sa me shume ushtare per formacionet e tyre te mosbindjes civile. Ky eshte meraku i vetem i tyre. Nderkohe qeveria lsquoBerisha ka ndezur te tere motoret per rritjen e efikasitetit te reformave ne kete vend. Duke dale nga kolapsi fame keq i analizave te mbrapshta te suites se plengprishesve gjithkush ne kete vend sheh si ne driten e diellit bekgraundin e padiskutueshem te sukseseve Arterie rrugore me profil evropian qe shtohen kilometer pas kilometri gjithkush eshte ne gjendje te vleresoje se cfare krenarie te imponohet kur ecen ne Rrugen e Kombit e ndertuar gjate mandatit te kesaj mazhorance qeverisese se sa shume u rrit prania e turisteve nga e gjithe bota ne keto vite te fundit etj. etj. Demokracia funksionale shteti funksional jane pasqyra reale e perparimit te Shqiperise. Koha ecen per kete vend per qytetaret shqiptare pavaresisht nga nihilistet qe do te vazhdojne te flasin me zerat e tyre gjithsesi te mekur dhe nga plengprishesit qe do te vrasin gjithnje mendjen per te share qeverine ose ne nje pijetore te kryeqytetit ose ne nje proteste qe cuditerisht kurre nuk zhvillohet pa pranine e kamerave. Pune e tyre. Shqiperia do te ece perpara pavaresisht nga ekzistenca e kesaj kategorie ne shoqerine tone.