E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do të rishikohet ligji për shërbimin e jashtëm

Diplomacia

Ministri i Punëve të Jashtme ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për diplomacinë në funksionon të rritjes së efikasitetit të punës


TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka paralajmëruar dje rishikimin e ligjit për shërbimin e jashtëm në funksionon të rritjes së efikasitetit të diplomacisë shqiptare dhe uljes së kostove të larta të tij.


Në fjalimin e mbajtur gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës së ambasadorëve, kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi se rritja e profesionalizmit dhe efikasitet të shërbimit të jashtëm kërkon edhe rishikimin e ligjimit.


Në këtë takim, mbajti fjalën dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili shprehu mirënjohjen për punën që është bërë nga ambasadorët në promovimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar në botë. Ai kërkoi që ambasadorët t'u tregojnë vendeve ku janë për potencialin ekonomik të Shqipërisë.


Ndërsa, Presidenti Topi, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e ambasadorëve apeloi ndaj politikës shqiptare duke kërkuar që pavarësisht të rotacioneve politike që ndodhin në vend të japin mbështetjen e tyre ndaj ambasadorëve.


Meta


Në fjalën e tij të hapjes, kreu i diplomacisë shqiptare deklaroi se prioriteti i politikës së jashtme të Shqipërisë mbetet procesi i integrimit europian të vendit, duke nënvizuar se Shqipëria sot është më pranë Bashkimit Europian se një vit më parë dhe duke vënë në dukje rolin koordinues të shërbimit të jashtëm në përmbushjen e kritereve që kërkon ky proces. "Prioritet themelor për politikën tonë të jashtme do të vazhdojë të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE", vlerësoi Meta.


Sipas tij, përveç reformave të brendshme, qeveria është e ndërgjegjshme se shpejtësia e integrimit varet shumë edhe nga përparimi i proceseve të pajtimit dhe integrimit rajonal.


Për rritjen e fleksibilitetit të diplomacisë shqiptare, në fund të fjalimit të tij, Ministri i Jashtëm dhe njëherësh Zëvendëskryeministri i Shqipërisë paralajmëroi ndryshimin e ligjit për shërbimin e jashtëm.


"Dihet që shërbimi diplomatik është ndoshta shërbimi më i shtrenjtë i çdo vendi. Dihet që kosto e çdo diplomati është shumë e shtrenjtë për çdo vend dhe natyrisht edhe për Shqipërinë, e cila ka mundësi modeste për të angazhuar burime financiare në mbështetje të diplomacisë, prandaj rritja e efikasitetit del në plan të parë. Tashmë ka ardhur koha të rishikohet ligji për shërbimin e jashtëm", paralajmëroi Meta. Sipas tij, ligji mund të pësojë një ndryshim të thellë.


Berisha


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, nënvizoi se në rrafshin politik, Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe se përmirësime substanciale janë bërë në të gjitha aspektet, në interes të qytetarëve shqiptarë.


Ai u bëri thirrje diplomatëve shqiptarë të fokusohen më tepër në promovimin e potencialeve të mëdha ekonomike të vendit, duke theksuar se interesi kombëtar kërkon që diplomacia shqiptare në tërësinë e saj të vazhdojë të konsolidojë si përparësi të madhe drejtimin ekonomik të Shqipërisë, si rruga më e mirë e forcimit të marrëdhënieve miqësore me vendet e tjera dhe e krijimit të bazave solide për bashkëpunim intensiv dhe të gjithanshëm.


Sipas tij, dashuritë janë eterike, marrëdhëniet ekonomike janë ato të cilat afrojnë jo vetëm qeveritë, por afrojnë ekonomi, qytetarët, janë ato të cilat me të vërtetë krijojnë baza solide për bashkëpunim intensiv dhe të gjithanshëm.


"Do t'ju sugjeroj që të konsideroni një Master në ekonomi, pavarësisht nga fushat nga të cilat ju jeni angazhuar në diplomaci. Është jetike që ju, kudo që jeni, të promovoni potencialet e mëdha ekonomike të këtij vendi që në hartë është i vogël, por në realitet është një shembull pozitiv në rrafshin ekonomik, është një vend me potenciale shumë të mëdha.


Promovoni të gjitha arritjet e Shqipërisë në fushën ekonomike dhe ju keni motive reale. Progresi i vendit në këtë drejtim është shumë i madh", këshilloi ambasadorët, Sali Berisha.


Topi


Ndërsa Presidenti i Republikës, në fjalën përshëndetëse të tij shprehu bindjen se rruga integruese e Shqipërisë, ndonëse e papërfunduar ende, ka qenë zgjidhja e duhur dhe e vetmja për të ndërtuar një histori ndryshe dhe në të mirë të qytetarëve tanë.


Ai theksoi se anëtarësimi në NATO ishte realizimi i njërit prej objektivave kryesore strategjike dhe kombëtare dhe se objektivi tjetër, anëtarësimi në Bashkimin Europian, kërkon nga diplomatët më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm.


"Anëtarësimi në NATO ishte realizimi i njërit prej objektivave tona strategjike dhe kombëtare. Ne duhet të jemi krenarë për këtë fakt, por edhe të ndërgjegjshëm se anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon nga ju më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm, më shumë mund dhe vendosmëri", u shpreh Topi.


Në fund të fjalës së tij, Presidenti tha se ambasadorët kanë nevojë për të qenë të mbështetur nga politika, por jo për një lidhje të shkurtër që ambasadorët duhet të kenë me politikën. Sipas tij, ambasadorët janë përfaqësues të shtetit.


"E mora fjalën pikërisht jo për t'jua bërë ju këtë thirrje, por për t'ia bërë politikës, e cila ka nevojë t'ju japë një mbështetje në mënyrë të sinkronizuar shërbimit diplomatik, ta fuqizojë atë, sepse është shërbimi diplomatik i një vendi, sepse demokracitë e kanë në ritualin e tyre edhe rotacionin, pavarësisht rotacioneve që ndodhin në historinë e demokracive pluraliste, shërbimi diplomatik, ambasadorët duhet të mbështeten pa asnjë lloj paragjykimi, pa asnjë lloj kufizimi", apeloi Bamir Topi.


Topi


"E mora fjalën pikërisht jo për t'jua bërë ju këtë thirrje, por për t'ia bërë politikës, e cila ka nevojë t'ju japë një mbështetje në mënyrë të sinkronizuar shërbimit diplomatik, ta fuqizojë atë, sepse është shërbimi diplomatik i një vendi, sepse demokracitë e kanë në ritualin e tyre edhe rotacionin, pavarësisht rotacioneve që ndodhin në historinë e demokracive pluraliste, shërbimi diplomatik, ambasadorët duhet të mbështeten pa asnjë lloj paragjykimi, pa asnjë lloj kufizimi", apeloi Bamir Topi.


Berisha


"Do t'ju sugjeroj që të konsideroni një Master në ekonomi, pavarësisht nga fushat nga të cilat ju jeni angazhuar në diplomaci. Është jetike që ju, kudo që jeni, të promovoni potencialet e mëdha ekonomike të këtij vendi që në hartë është i vogël, por në realitet është një shembull pozitiv në rrafshin ekonomik, është një vend me potenciale shumë të mëdha. Promovoni të gjitha arritjet e Shqipërisë në fushën ekonomike dhe ju keni motive reale", këshilloi ambasadorët, Sali Berisha.


Meta


Dihet që shërbimi diplomatik është ndoshta shërbimi më i shtrenjtë i çdo vendi. Dihet që kosto e çdo diplomati është shumë e shtrenjtë për çdo vend dhe natyrisht edhe për Shqipërinë, e cila ka mundësi modeste për të angazhuar burime financiare në mbështetje të diplomacisë, prandaj rritja e efikasitetit del në plan të parë.


Tashmë ka ardhur koha të rishikohet ligji për shërbimin e jashtëm", paralajmëroi ndryshimin e ligjit, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›