Meta: Duhet konsensus per voten e emigranteve
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar dje se krijimi i mundesive per te votuar emigrantet qe ndodhen jashte vendit, kerkon nje konsensus te gjere mes forcave politike. Deklarata e kreut te LSI-se, u be gjate takimeve qe zhvilloi me me shume se 300 emigrantet shqiptare te rajonit te Piemontes ne Itali, i shoqeruar dhe nga kryetari i Bashkise se Lezhes, Viktor Tusha. “Emigrantet duhet ta gezojne te drejten e votes edhe pse jetojne jashte vendit, per kete ceshtje duhet konsensus politik”, u shpreh Meta. Kreu i LSI-se ka vleresuar kontributin e emigranteve ne ekonomine e vendit. Meta ka folur dhe per programin e LSI-se per zhvillimin ekonomik, duke shtuar se punesimi eshte nje nga pikat kryesore te tij. “Per ta cuar ekonomine perpara, duhet forcuar stabiliteti i vendit dhe ne radhe te dyte, duhet nje klime sa me pozitive per te terhequr investitore te huaj dhe per te inkurajuar biznesin vendas dhe investitoret vendas. Jane te domosdoshme projekte, te cilat permiresojne ekonomine dhe krijojne mundesi per te shtuar vendet e reja te punes”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta ka folur dhe per klimen politike ne vend, duke evidentuar rolin e LSI-se si nje force qe kerkon bashkepunimin mes paleve. “Ne si force politike, nuk kemi ne dore qe t’i ndryshojme te gjitha. Por ajo qe ne kemi ne dore dhe qe po e bejme, eshte qe te sillemi si force evropiane dhe te perpiqemi qe te vendosim ura bashkepunim me te gjithe, eshte t’u kujtojme te gjitheve qe vendi eshte i te gjitheve dhe jo i disa drejtuesve”, u shpreh Meta. Ai ka vleresuar dhe qendrimin e LSI-se per mbeshtetjen e figurave nga sipermarrja, qe duan te angazhohen ne politike, duke sjelle si shembull rastin e kryetarit te bashkise se Lezhes, Viktor Tusha. “LSI eshte nje force politike, qe perpiqet qe te krijoje mundesi per ata qe deshirojne te angazhohen ne politike, eshte nje parti e hapur, eshte nje parti pa komplekse dhe eshte nje parti qe nuk ka deshire shume, qe te harxhoje energji per te kaluaren”, tha Meta.
Reagon Tafaj, per perfshirjen e Tiranes dhe Vllaznise ne skandal
Tirana: Skandali basteve? Problem ne Evrope, jemi te hapur per hetime
Skandali i basteve eshte problem me i gjere, se Tirana, Vllaznia, apo ndonje skuader tjeter e kampionatit tone, emri i se ciles eshte lakuar nga mediat e huaja, se fundmi edhe nga Europoli. Trajneri i Tiranes, Alban Tafaj shprehet se klubi kryeqytetas eshte i hapur ndaj cdo hetimi dhe se ky skandal nuk ka asnje lidhje me ekipin qe ai drejton. – “Jemi te hapur ndaj cdo lloj hetimi dhe nuk mendoj se ky eshte problem i Tiranes, kur eshte i shtrire ne te gjithe Evropen. Jane permendur edhe emra te tjere klubesh te medha, ndaj e mbeshtesim hetimin, me qellim qe te parandalohet ky fenomen,” – theksoi Tafaj. Ne fakt, ne Turqi, ne Greqi, Itali, dhe madje ne vendet skandinave jane arrestuar lojtare dhe drejtues klubesh, te akuzuar per perfshirjen e tyre ne trupimin e ndeshjeve te futbollit. Deri tani ne Shqiperi ka pasur vetem akuza mbi disa klube, qe kryesisht kane luajtur ne Kupat e Evropes, por asnjehere ato nuk eshte provuar perfshirja e ndonje lojtari, trajneri, apo presidenti klubi ne kete skandal Kesisoj, trukimi i ndeshjeve te futbollit perben nje fenomen shqetesues ne tere Evropen dhe boten mbare, dhe futbolli shqiptar dashje pa dashje eshte bere pjese e ketij fenomeni te shemtuar.