Policia e Vlores prangos banden e hajduteve

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen se ne bashkëpunim me njeri tjetrin kane vjedhur e grabitur ne këtë qytet.
Operacioni “Sfida 2” pasi një hetimi 2 mujor u finalizua me vendosjen ne pranga te Roland Kadria, 19 vjec, Shaban Hamiti, 23 vjec, Enerbi Kadriaj, 21 vjec, Andi Yzeiri, 24 vjec, E. K, Skerdilajd Sinanaj, 23 vjec të gjithë banues në Vlorë si dhe shtetasi Shkëlqim Metlli Bitaj, 48 vjec pronar i një servisi në Levan. Policia sekuestroi arme automatike, 7 automjete, 5 prej tyre te vjedhur, si dhe zbuloi magazinën ku mblidhej grupi i hajduteve për te organizuar aksionin e radhës.