Meta: Duhet protokoll i unifikuar

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta shoqëruar nga zyrtarë të lartë të partisë së tij kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve. Meta tha se 29 nëntori, dita e çlirimit është një festë kombëtare dhe për këtë arsye duhet të kishte një protokoll të unifikuar për të gjithë zyrtarët. Ai tha se vazhdon lufta për çlirimin e Shqipërisë e cila është ende e pushtuar nga njerëzit e papërgjegjshëm. Meta theksoi se beteja e LSI-së për mbrojtjen e votës së lirë nuk do të ndalet.