E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta uron shqiptarët

Tiranë (start)-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit. Por edhe në këtë rast, kreu i LSI-së, nuk ka nguruar që të përmendë protestën e djeshme të kësaj force politike, ku ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në manifestimin për mbrojtjen e votës së lirë.

“Po kështu dua të shpreh kënaqësinë që këtë 28 Nëntor e festojmë jo vetëm ne në Tiranë, si gjithmonë, por e festojnë edhe të gjithë shqiptarët e Kosovës, për herë të parë në Kosovën e pavarur”-theksoi Meta në mesazhin e urimit.

Duke folur për situatën më të fundit politike në Kosovë, Meta tha se pavarësia e Kosovës është dhe duhet të jetë e pakthyeshme, dhe kjo është e vetmja rrugë edhe për stabilitetin e rajonit.

“Ndaj theksojmë sot se çdo iniciativë
ndërkombëtare për Kosovën duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, deklaratën e Pavarësisë dhe Planin e Veprimit në Bashkimin Europian.
Vetëm iniciativat që shkojnë në përputhje me sovranitetin e institucioneve të Kosovës dhe, njëkohësisht, me rrugën e saj tashmë të përcaktuar për integrimin europian, mund të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit, edhe të Kosovës, edhe të rajonit tonë, sepse është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”-theksoi Meta për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›