E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Shqipëri-Kosovë të bashkohen

Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi ka deklaruar se shqiptarët duhet të shpalosin letrat e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nëse ka përpjekje për të shkelur parimet e Grupit të Kontaktit të cilat përjashtojnë mundësinë e ndarjes, bashkimin me ndonjë shtet tjetër dhe kthimin para vitit 1999. Ky ishte reagimi i parë institucional nga lidhur me miratimin e raportit të Ban Ki Munit që përmban planin 6 pikësh. "Nëse dikush tenton të ndryshojë deklaratën e Grupit të Kontaktit, sidomos tre parimet e saj, ndoshta shqiptarët duhet të mendojnë edhe në atë aspekt. Është e drejta e tyre", tha Krasniqi. Kryetari i Parlamentit të Kosovës i bëri këto komente pas takimit në Prishtinë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama në përvjetorin e 96-të të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Rama ka marrë nga Krasniqi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në sfond të së cilës është punuar figura e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Lidhur me pasojat e mundshme nëse preket sovraniteti i Kosovës, Rama ka thënë: "Këto duhet t'i llogarisin ata që shikojnë këtë ëndërr me sy hapur. Për sa na takon neve, sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm". Ndërsa Krasniqi ka shtuar se pala kosovare mendon që deklarata e pavarësisë ishte e balancuar. "E rëndësishme është që askush në Këshillin e Sigurimit nuk kontestoi sovranitetin e Kosovës dhe në këto momente është shumë e rëndësishme që edhe në Këshillin e Sigurimit u konfirmua sovraniteti i Kosovës", u shpreh Krasniqi. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nd

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›