Meta Ekonomia ne krize

Lëvizja Socialiste për Integrim çeli fushatën e saj elektorale në Qarkun e Durrësit, ku në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i kësaj partie, Ilir Meta u shpreh i bindur në fitoren e opozitës më 23 qershor për të rigjallëruar ekonominë dhe hapur vende të reja pune.
Meta akuzoi kryeministrin Berisha se pavarësisht retorikës nëpër mitingje, po bllokon statusin e vendit kandidat duke mos votuar 3 ligjet e kërkuara për integrimin. Klima konfliktuale, tha Meta, ka mbajtur peng zgjidhjen e shumë problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve. Meta akuzoi kryeministrin për mashtrim me të dhënat e ekonomisë, që sipas tij, është në krizë të thellë. “Situata jo bashkëpunuese dhe konfliktuale ka mbajtur peng zgjidhjen e shumë problemeve dhe shqetësimeve tuaja të Zgjedhjet 2013Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimetShkodër, Topalli takime me të rinjtë Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana përditëshme sepse për kryeministrin tonë, vetëm nëpër mitingje qytetarët janë të parët, por në fakt të parët për të janë fishekzjarret. Sot ekonomia jonë po vuan dhe askush s’mund të gënjehet nga statistikat që përpunohen në zyrat e kryeministrit”, tha Meta. Kreu i LSI-së shtoi se qeveria nuk ka shlyer firmat private për punët publike që këto të fundit kanë kryer. “Qeveria nuk ka paguar firmat private për punët publike që kanë kryer. Sot qeveria është kudo në festë, ndërsa qytetarët janë gjithnjë në halle, ndaj më 23 qershor Durrësi dhe Shqipëria do t’i thonë mjaft retorikës së panevojshme. Më 23 qershor do zgjedhin rotacionin, do votojnë rritjen ekonomike dhe jo papunësinë, sepse ne do sjellim shtetin ligjor për të gjithë dhe jo të gjitha pushtetet në dorën e një personi të vetëm”, shtoi Meta. / Top Channel