E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezantohet ne Vlore

Nga pallati i sportit “Flamurtari”, i tejmbushur, Edi Rama, u prezantua si kandidat për deputet në qytetin e Vlorës, duke udhëhequr listën për këtë qark.

Kryesocialisti Rama ka komentuar kandidimin e tij në qytetin e Vlorës, me faktin se Vlora është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Hapja e fushatës së Partisë Socialiste në Vlorë ishte konceptuar ndryshe nga rrethet e tjera. Fillimisht nga një fjalim të shkurtër mbajtën me radhë kandidatët e PS-së për deputetë në këtë qark, më pas për të pranishmit në pallatin e sportit “Flamurtari” u transmetua në projektor një dokumentar i shkurtër kushtuar kreut Zgjedhjet 2013Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimetShkodër, Topalli takime me të rinjtë Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana të PS-së Edi Rama. Në përfundim të dokumentarit, fjalën e mori vetë Rama. Ai u ndal tek lidhja e tij e vecantë me Vlorën që në fëmijërinë e hershme, ndërsa më pas u ndal tek situata aktuale në këtë qark. Rama tha se në 8 vitet e qeverisjes së Sali Berishës, qyteti i Vlorës ka marrë më pak fonde edhe se Kamza, ndërsa ironizoi me moratoriumin e skafeve teksa deklaroi se “për 8 vite PD i vuri çelësin detit”. Një ditë më parë, Rama publikoi një koment në blogun e tij, ku thotë se garimi në Vlorë për të është një sfidë e madhe, sfidë të cilën kryesocialisti ka premtuar se do ta fitojë jo vetëm për Vlorën, por edhe për të gjithë Shqipërinë. Për Edi Ramën fushata elektorale në Vlorë nuk do të jetë dhe aq e lehtë, për vetë faktin se ai do të mbajë peshën më të madhe të fushatës elektorale për Partinë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Kryetari i degës së PS-së në Vlorë, Edmond Leka thotë se në Vlorë është pritur me entuziazëm kandidimi i Ramës në këtë qark. "Ne kemi funksionuar në çdo fushatë elektorale me 13 deri 15 qendra elektorale. Sot që po flasim në Vlorë janë ndërtuar 45 qendra elektorale. Ka shumë njerëz që vënë në dispozicion ambientet e tyre për të pritur fitoren e 23 qershorit, sepse e kanë besimin për këtë fitore dhe entuziazmi është shumë i madh", thotë Leka. “Të them të drejtën kam bërë shumë fushata dhe kam qenë shumë herë para auditorëve të cdo përmase, por sot kam një emocion shumë të veçantë, tamam sikur jam përpara një provimi. Shpresoj të kalojë mirë", u shpreh Rama për Top Channel pak orë para prezantimit si kandidat në Vlorë. Ashtu sikundër dihet tashmë, lista e PS-së në Vlorë kryesohet nga Edi Rama, pasohet nga Valentina Leskaj, më pas Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto, Edmond Leka, Shuaip Beqiri dhe Mira Shehu. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›