E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Eshte koha per ti dhene fund lojes me integrimin e vendit ne BE

Eshtë koha për t’i dhënë fund lojës me integrimin e vendit.

Dhe është koha për t’iu kthyer qytetarëve dhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore.

Kështu është shprehur, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike, duke shtuar se ka ardhur koha për fillimin e punës mbi realizimin e reformës zgjedhore.

“Tani është koha t’i lëmë mënjanë fjalët dhe retorikat.

Ne nxisim fort dialogun politik, ashtu që sikundër nuk pranojmë që të rrënohen reformat e mëdha duke nisur nga më e rëndësishmja, siç është ajo zgjedhore.

Për LSI-në, reforma zgjedhore nuk mund të jetë çështje oreksesh personale dhe partiake.

Por do të jetë gjithmonë prioritare dhe më e rëndësishmja në kontekstin e zhvillimeve politike në vend sepse lidhrt me legjitimitetin e institucioneve por edhe me respektin ndaj çdo qytetari të Shqipërisë dhe në mënyrë të padiskutueshme me barazinë e votës”, tha ai.

Duke shtuar se duhen respektuar dy parime themelore: Gjithëpërfshirja dhe transparenca.

“Nuk duhet të përsëritim më praktika që kanë dështuar në mënyrë të përsëritur, por të vendosen themele të shëndetshme për demokracinë dhe institucionet, në një plan afatgjatë”, theksoi mes të tjerash kreu i LSI-së.

Sipas Metës, vonesat e deritanishme janë të pajustifikueshme dhe është koha për t’u hedhur në veprime konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›