Berisha Me rendesi forcimi i bashkepunimit rajonal
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim, me një delegacion të Kuvendit të Republika Srpska, të Bosnje-Hercegovinës, të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, zoti Igor Radojicic.
Pasi iu uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha e vlerësoi këtë vizitë, si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Republikës Serpska të Bosnje-Hercegovinës, nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Kryetari i Kuvendit të Republika Srpska, të Bosnje-Hercegovinës Igor Radojicic, pasi falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore u shpreh se ai dhe delegacioni që e shoqëron ndodhen në këtë vizitë në Shqipëri për të rikonfirmuar vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit e miqësisë si vende e popuj fqinj, të cilët ndajnë të njëjtin dëshirë dhe interes për bashkëpunim rajonal dhe integrimin euroatlantik.
Në takim u rikonfirmua vullneti për zgjerimin e dialogut politik si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar në fusha të rëndësishme si ajo e bujqësisë, energjetikës, turizmit, shkëmbimeve kulturore, etj.
Në këtë kontekst u vlerësuan hapat e rëndësishëm qe janë hedhur nga të dy vendet, si për sa i përket integrimit në NATO, në të cilin Shqipëria është tashmë vend anëtar, ndërsa Bosnje Hercegovina, në kuadër të planit të aksionit për anëtarësim, ashtu edhe në proceset e integrimit evropian dhe proceseve të lidhura me to, ndër të cilët u vlerësua si arritje e rëndësishme historike për të dy vendet liberalizmi i vizave nga BE.
Në takim u diskutua ndër të tjera edhe mbi situatën në rajon, ku u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal, si interesi më i mirë i qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe si një shtysë e rëndësishme në projektin e përbashkët të integrimit euroatlantik që përbën të ardhmen më të mirë të këtyre vendeve dhe popujve.