E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 100 vjet Pavaresi feste dhe kremtim per gjithe shqiptaret

100-vjetori i Pavarësisë, është një akt madhor për shqiptarët, ndaj ky përvjetor duhet që të shoqërohet me aktivitete të shumta dhe të shënohet me nderim për ata që ngritën në Vlorë, flamurin e kombit shqiptar.

Me këto fjalë e nisi sot kryeministri Sali Berisha mbledhjen e qeverisë, duke pohuar se 100-vjetori i Shqipërisë së pavarur është një rast për të nderuar sakrificat e shqiptarëve.

“100-vjetori i Pavarësisë, do të jetë viti në të cilin ne duhet të nderojmë përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin e trojeve.

Të nderojmë të rënët për liri dhe dinjitet.

Pavarësia nuk ishte një akt spontan, por për të cilët shqiptarët paguan çmimin më të shtrenjtë.

100-vjetori është një përvjetor në të cilin ne duhet të nderojmë burrat e shquar të kombit, që themeluan me veprën e tyre, me vizionin dhe luftën e tyre, shtetin e ri shqiptar.

Të nderojmë burrat e shquar të kombit, që e ndërtuan mbi lumenj gjaku shtetin shqiptar.

Të vërtetat historike duhet të dalin në dritë”, vuri në dukje kreu i qeverisë.

Duke shtuar më tej se sot Shqipëria është e lirë.

“100-vjetori duhet të kremtojë vlerat e mëdha të krijuara nga kombi shqiptar në këto vite dhe vizionin e tij evropian për të ardhmen e ndritur.

100-vjetori i Pavarësisë është një akt madhor në të cilin kanë kontribut kryesor dhe jo më të vogël, aspak më të vogël, por e kundërta, shqiptarët në Kosovë, kryengritjet e të cilëve tronditën Evropën dhe botën; ata në Malin e Zi; ata në Maqedoni; shqiptarët në diasporë, të cilët u bënë zë i një populli që sakrifikonte për liri dhe dinjitet.

Ndaj edhe ky është viti, festa dhe kremtimi i të gjithë shqiptarëve.

Ndaj ne duhet ta shndërrojmë atë në një festë për shqiptarët kudo që janë, në të 4 anët e botës”, tha ai.

Më tej, Berisha nuk la pa përmendur edhe vizitën që kreu dje në Maqedoni, të cilën e cilësoi si të paharrueshme.

“Ndihma për universitetet shqiptare në Maqedoni, nuk duhet të mungojë”, iu drejtua ai ministrit të Arsimit gjatë mbledhjes së qeverisë.

Duke shtuar se Tetova mbetet një djep i dijes dhe i universiteteve.

“Vizita ime në universitetet shqiptare në Maqedoni, ishte shumë emotive” ... (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›