E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Forcat politike te bashkepunojne

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u bëri thirrje forcave politike të bashkëpunojnë dhe kërkoi nga klasa politike që të angazhohet pasi vendi duhet të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për shtyp, Meta kërkoi votimin në kuvend të 16 ligjeve që lidhen me integrimin e vendit.

"Duhet të nisë menjëherë nga puna Komisioni i Integrimit. Ndryshimet Kushtetuese kërkojnë kohë dhe konsensus të gjerë", tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›