E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit liron Taçin nga qelia

Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë bisnesmenin Rezart Taçi. Gjykata e Apelit ka ndryshuar në mesditë masën e arresitit me burg, dhënë ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Rezart Taçi është i detyruar të paraqitet përpara Prokurorisë sa herë ai do të thirret prej saj. Pas shpalljes së këtij vendimi avokati i bisnesmenit, Maks Haxhia deklaroi se Rezart Taçi do të kërkojë dëmshpërblim për qendrimin e padrejtë në qelitë e burgut.
Vendimi erdhi pas dëgjimit të versioneve të prokurorëve të çështjes dhe palës mbrojtese. Argumenti kryesor i akuzës për të mbajtur në arrest Taçin ka qenë i çuditshëm. Sipas tyre, vepra penale për të cilën ai akuzohet, cënon rëndë standartet e organizmave ndërkombëtare ku Shqipëria aspiron të integrohet.
Çudia qendron në faktin se prokurorët mund të kërkojnë ndëshkime sipas Kodit Penal në rastet kur ka vepër penale, dhe jo në bazë të moralit.
Ndërsa avokatët mbrojtes e konsideruan si absurde masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke thënë se ajo nuk është aplikuar për asnjë rast të ngjashëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›