E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Gjykata Administrative Edi Rama injoroi kerkesen logjike te SHBA-se

02-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata e zv/kryeministrit Opozita pengese ne procesin e integrimit te vendit


Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dhe njeherazi zv/kyeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta akuzon opoziten per pengesa ne procesin e integrimit te vendit. Ai tha se mungesa e kontributit te opozites eshte shume negative dhe Partia Socialiste nuk iu pergjigj thirrjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative. Ky qendrim ishte teper negativ dhe deshmoi mungese kontributi nga ana e PS ndaj reformave ne vend. Fatkeqesi qe kemi nje opozite pa program- u shpreh zv/kryeministri Meta gjate nje takimi me simpatizante te LSI-se ne qytetin e Beratit. Duke iu referuar zgjidhjes se ngercit Meta ftoi Partine Socialiste qe ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per ceshtjen e kutive. Me tej ai tha se levizja e lire e shqiptareve drejt vendeve te Bashkimit Evropian do te behet realitet shume shpejt. Pavaresisht se opozita shqiptare nuk ka kontribuar ne procesin e liberalizimit te vizave te shqiptareve e megjithate shtetasit jane shume prane levizjes se lire ne zonen shengen- tha ai. Ligji per Gjykatat administrative ka qene ne qender te politikes ditet e fundit. Pas nej kerkese nga SHBA qe kerkonte miratimin me urgjence te ligjit duke e konsideruar te nje rendesie te madhe PS dhe PD nuk gjeten asnje rruge kompromisi ne seancen parlamentare. PS vendosi kusht dhenin e e votes per ligjin e gjykatave ngritjen e komisionit hetimor qe parashikon hetim te pakushtezuar te zgjedhjeve parlamentare kurse PD tha se kerkesat jane absurde pasi per zgjedhjet e vitit te kaluar u shpreh dhe Gjykata.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›