E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Paloka Edi Rama mbi ty rendojne akuza dhe deshmi konkrete per lidhje me krimin e organizuar

02-10-2010 / Gazeta 55

Deputeti demokrat Edi Paloka i kujton kryesocialistit Edi Rama se ende nuk jane zbardhur akuzat e Kadriovskit se i ka vrare te shoqen per nje thes droge sjane zbardhur akuzat e Dondollakut per lidhjet e ndersjellta ne krimin ekonomik dhe as ato te ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti se Edi Rama eshte nje konsumues i rendomte i lendeve narkotike te kushtueshme


Partia Demokratike rizbardhi sot faktet tronditese qe pak vite me pare mbushen edicionet kryesore informative dhe faqet e gazetave per lidhjet e Edi Rames me segmentet e krimit te organizuar. Deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh gjate nje konference per shtyp se Rama eshte vete i ngujuar nga lidhjet me boten e krimit dhe per kete ekzistojne deshmi konkrete si ajo e Kadriovskit i cili e ka denoncuar prane autoriteteve italiane te drejtesise se I ka ekzekutuar bashkeshorten. Po ashtu edhe Dondollaku e ka perfshire ne listen e bashkepunetoreve te tij si ortak te bizneseve te paligjshme jo vetem ne Tirane por edhe ne pjese te ndryshme te territorit ne nje pjese te te cilit rolin e sekserit e ka luajtur Erjon Brace fakte te zbardhura keto nga pergjimet e prokurorise italiane. Zoti Rama mbi ju rendojne akuza me te renda te trafikut te droges rendojne lidhjet me klanin Gina me te cilin ndertove nje ndermarrje te perbashket Kino republiken pastaj i more pasurine dhe shtepine rendojne akuzat e Kadrovskit qe te akuzon me shkrim prane autoriteteve Italiane se i ke vrare te shoqen per nje thes Droge. Rendojne akuzat e Dondollakut ne prokurorine e Firences se je lidhje e tij rendojne akuzat e ish ministrit Prifti se te ka gjetur dy here ne zyre me doze droge te kushtueshme 3000 euro- u shpreh Paloka. Ai deklaroi se ne politiken shqiptare nese ka nje njeri te akuzuar per lidhje me boten e krimit dhe si drogmen eshte vetem Edi Rama. Ne politiken shqiptare ti je njeriu me i akuzuar per drogen dhe si drogmen- tha me tej deputeti Edi Paloka. Akuzat e selise blu vijne ne nje kohe kur Edvini bashke me mercenaret e tij kane kurdisur nje vale te re akuzash ndaj ministrave te qeverise Berisha. Edhe pse akuzat mbetet ne cakun e qendrimeve politike dhe pa asnje fakt domethenes krejt e kunderta ndodh me shkeljen flagrante te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi nga deputeti Edi Rames Ilir Beqaj. Per kete te fundit ekzistojne deshmi institucionale dhe fakte te pamohueshme prane QKR-se se ka perfituar nje shume te konsiderueshme prej 24 milione leke te reja per nje tender te fituar ne Bashkine e Durresit proces i cili eshte realizuar ne kohen kur Beqaj kishte fituar mandatin e deputetit si dhe kishte kryer betimin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›