E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesila Doda Vetem gjate vitit 2010 Ilir Beqaj ka fituar shumen prej 240 milione leke

02-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata e plote per shtyp e deputetes se Partise Demokratike Mesila Doda ne vijim te nismes se grupit parlamentar demokrat per heqjen e imunitetit te deputetit te Partise Bashki Ilir Beqja per shkelje te Kushtetutes ne perfitimin e fondeve publike gjate ushtrimit te funksionit te ligjvenesit ne Parlament


Dje nje grup deputetesh te Grupit parlamentar te PD informuan publikun per hapat qe po ndermarrin ne mbrojtjete shtetit duke denoncuar rastin flagrant te shkeljes se Kushtetutes nga deputeti i Partise se Bashkise Ilir Beqja. Por per cudine e te gjitheve ky anetar i klubit te miliardereve u shpreh po dje ne konference per shtyp se eshte pronar i nje sipermarrjeje e cila ne menyre te vijueshme ka respektuar ligjet e vendit. Sipas tij qe nga momenti kur ka filluar te ushtroje mandatin e deputetit kompania e vet nuk ka perfituar asnje qindarke nga fondet publike. E akuzoj publikisht Ilir Beqen se pervec qe ka shkelur ne menyre flagrante Kushtetuten dhe Ligjin dje ka genjyer edhe publikisht. Ketu keni dy faturat e pageses se tij dhe sic shihet ne faturen e pare me dt. 17 shkurt 2010 kompania e Beqes ka perfituar shumen prej 146 milionesh. Vijojme me poshte. Me date 21 Maj 2010 vetem nje dite pas daljes nga greva e tij e urise ky zoteri ka marre edhe kestin tjeter shumen prej 92 milionesh. Pra vetem gjate vitit 2010 ky zoteri ka perfituar 240 milion leke nga parate e taksapaguesve. Ky fond i konsiderueshem me siguri qe ia ka bere me te shijshme greven e urise dhe akoma me te zjarrte avokatine per 20 e shefit te vet. E ftoj Ilir Beqen qe nese deshiron mund tiveme ne dispozicion kopjet e ketyre faturave te cilat ai sigurisht qe i disponon edhe vete. Pas kesaj presim pa shume shprese qe ai te kete kurajon dhe te kerkoje ndjese publike per mashtrimin e djeshem. Pas mega- aferes 100 milion euro te Edi Rames ky ehste skandali i radhes ku me dokumenta te qarta provohet katerciperisht dimensioni i frikshem i babezise qe kane si filozofi bllokmenet e rinj dhe kryetari i tyre. Korrupsion vjedhje dhunim te Kushtetutes dhe ligjeve ne kembim te miliardave te pista qe futen ne xhepat e atyre te cilet permes avokatise se flakte te mister 20 mbrojne dhe veten e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›