Meta: Hetimet do të tregojnë montazhin
Kreu i LSI Ilir Meta lëshoi sërish akuza kundrejt kryetarit te PS Edi Rama në lidhje me video-përgjimin. Në një konferencë për shtyp nga Ministria e Ekonomisë, Meta lëshoi një apel, duke i mëshuar faktit se të gjitha akuzat e ngritura kundrejt tij do të vërtetohen nga drejtësia, dhe për këtë është ngritur një ekip i juristëve profesional të cilët ditën e nesërme do të nisin punën zyrtarisht për këtë përgjim kriminal.
“Ekipi i juristëve profesional ka nisur punën zyrtarisht dhe ky përgjim kriminal, veç montazhit të përgjimit do të behet shembull që të gjithë që do të guxojnë të bëjnë përgjimin për të kapur peng liritë dhe të drejtat e qytetarëve”.
Ndërkaq, lidhur me zgjedhjet e 8 majit, Meta theksoi se mazhoranca do të bëjë çdo gjë që të garantojë një proçes të lirë dhe të ndershëm, e për këtë, ai do të fitojë në mënyrë spektakolare.
“Dua t’ju konfirmojë se titrat e vendosuar nga Edi Rama, se keqvendosjet e vendosura, se e gjithë kjo veprimtari kriminale, të gjitha shpifjet do të demontohen në mënyrë spektakolare. Nga dita e nesërme do të nisi puna e tyre, është një shantazhues, si një fundërimë kriminale do të marrë verdiktin përfundimtar në 8 maj. Këte akt e ka bërë per të dëmtuar kryeministrin në përpjekjen e tij për të rrëzuar një qeveri puçiste” përfundoi Meta.