E Diel, 1 Nëntor 2026

Video- skandali Berisha Do te kete ndeshkim per manipuluesit

TIRANE- Manipuluesit e video-skandalit do te ndeshkohen. Keshtu u shpreh kryeministri Sali Berisha ndersa vijoi akuzat e tij ne drejtim te liderit te opozites Edi Rama.

Do mbajne pergjegjesi per videon manipulatoret- u shpreh Berisha

Une nuk shkel marreveshje se nuk eshte ne moralin tim vazhdoi me tej kryeministri duke iu referuar autorit te videos Dritan Priftit i cili sipas tij i kishte ofruar te shihte videon para publikimit

Kaseten e mori nga une Edi Rama dhe u tregua budalla dhe i papermbajtur. Vetem nga kjo sduhet tia lejonte vetes dhe cakallit te tij manipulimin. Desha une qe ja dhashe videon une kisha shume zgjidhje te tjera por zgjodha ate te moralit- tha kryeministri.



Kryeministri Sali Berisha tha sot se zgjedhjet vendore te 8 majit jane nje test dhe prove shume e rendesishme per te ardhmen e vendit ndersa theksoi se Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise sa i perket ceshtjes se imunitetit.

Ne fjalen e tij perpara grupit parlamentar te Partise Demokratike u zotua se do beje gjithcka qe shqiptaret te votojne te lire njelloj si qytetaret ne vendet e zhvilluara te Europes.
Ne zgjedhjet e vitit 2009 Berisha tha se shqiptaret votuan si qytetare europiane dhe se deshtoi cdo perpjekje per te marre peng voten e tyre.

Berisha tha se presim misionin e ODIHR si dhe vezhgues nga e gjithe bota.
Duke iu referuar zgjedhjeve te 2009-es kryeministri tha se realizuam standartin me te shkelqyer te numerimit te votave.

Sa i perket imunitetit te deputeteve dhe gjyqtareve Berisha tha se do te pergatisim deklaraten qe ta firmosim duke filluar nga une ta depozitojme ne Parlament te bejme nderhyrjet e nevojshme ne rregullore nese duhet dhe te adaptojme nje standart te cilin e praktikon vendi me i madh i BE-se Gjermania- tha Berisha
Kryeministri dha garanci se nuk do te kete asnje lloj imuniteti ne raste korrupsioni apo kriminaliteti.

Nese opozita deshmon vullnet per te bere ndryshimet e duhura kushtetuese ose ligjore jemi te gatshem ti bejme ne interes te vendit- tha kryeministri
Ai i beri thirrje dhe ministrit te Drejtesise qe ne mbledhjen e KLD-se te shtroje kete ceshtje sa i perket imunitetit te gjyqtareve.

Kryeministri theksoi gjithashtu se viti 2011 do te sjelle arritjet me te medha se cdo vit tjeter ne fushen e reformave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›