Videoja Berisha Ndeshkim manipuluesve

Kryeministri Sali Berisha duke folur për videon-skandal të regjistruar në zyrën e ministrit të Ekonomisë, ka deklaruar se përgjegjësit e “manipulimit” të saj do të ndëshkohen.
“Do mbajnë përgjegjesi për videon manipulatorët. Historia e videos është një rast. Autori i saj kur do të largohej nga detyra e ministrit më vjen dhe më thotë në zyrë për materialin. Por unë nuk shkel marrëveshje, se nuk është në moralin tim. Në fund më thotë që këtë marrëveshje do ta dëmtonte se kishte një video dhe unë i thash që çoje ku të duash”, është shprehur Berisha.
Ai ka vijuar akuzat ndaj kreut të PS-së, Edi Rama, si përgjegjës, sipas tij, të manipulimit.
“Kasetën e mori nga unë Edi Rama dhe u tregua budalla dhe i papërmbajtur. Vetëm nga kjo s’duhet t’ia lejonte vetes dhe çakallit të tij, manipulimin. Desha unë që ja dhash videon, unë kisha shumë zgjidhje të tjera, por zgjodha atë të moralit”, tha Berisha.