E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta I gatshem per tu hetuar

Ish kryeministri Ilir Meta ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe të Imuniteteve, se videoja ku ai shfaqet së bashku me ish ministrin Dritan Prifti, është një montazh.

Ai ka akuzuar prokuroren e përgjithshme për vonesë të proçesit dhe është shprehur i gatshëm për t’u hetuar.

“Kjo është një seancë e vonuar sepse që në momentin që është shfaqur një video-përgjim dhe kam deklaruar lënien e imunitetit dhe kam shkuar vetë në Prokurori për të deponuar në lidhje me këtë montazh televiziv me qëllim goditjen e figurës së një deputeti. Kam qenë në Prokurori dhe kam deponuar me vullnet të plotë për të përshpejtuar këtë proçes”, është shprehur Meta.

“Kjo është një mbledhje me një muaj vonesë të shkaktuar nga prokurorja e përgjithshme. Jam i zhgënjyer jo pse është kërkuar imuniteti, por sepse kërkesa duhej të ishte ndryshe, mbi bazën edhe të akuzave të bëra nga vetë ish ministri… Por të bësh një kërkesë të tillë nuk është gjë tjetër veçse një mungesë serioziteti. Kam shpresuar se Prokuroria do të sillte prova për çdo rast si për fajësinë e Ilir Metës dhe të atyre që kanë bërë montazhin, gjë që nuk ekziston”, theksoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›