Mbeten ne burg tre nga kater gardistet e ndalur per 21 janarin

Mbeten ne burg tre nga kater gardistet e arrestuar per ngjarjen e 21 janarit ne Tirane. Kater gardistet e arrestuar te premten jane paraqitur ne Gjykaten e Tiranes ne nje seance per te rishqyrtuar masen e arrestit. Gjykata ka lene ne fuqi masen me arrest me 30 dite.Gardistet e mbetur ne burg per 30 dite burg jane Mark Nikolli Sadik Atelaj dhe Gazmend Ahmetaj ndersa per Agron Malaj gjykata mori vendimin per detyrim paraqitje. Dy akuzat per tre gardistet e mbetur ne burg jane shperdorim detyre dhe vrasje ne bashkepunim.
Prokuroria do te mbledh prova per te vertetuar akuzat se ata kane qelluar mbi protestuesit me 21 janar. Avokati eshte shprehur se keto jane akuza politike dhe se per akuzat nuk ka prova dhe fakte.
Seanca ne Gjykaten e Tiranes per rivleresimin e mases per kater gardistet ka zgjatur per rreth dy ore. Seanca u zhvillua e mbyllur pavaresisht se avokatet mbrojtes kane kerkuar qe seance te jete e hapur. Ata jane shprehur se gardistet nuk kane se cfare te fshehin. Ndersa prokuroria eshte shprehur kunder kesaj kerkese te avokateve per seance te hapur.