E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Iku koha e arrogances se Rames Basha ndihmon qytetaret te jetojne ne harmoni

Ilir Meta

Tirane 6 prill 2011 NOA- Levizja Socialiste per Integrim ka zgjedhur ambientet e liqenit te Tiranes per te prezantuar sloganin e saj per kryeqytetin.

Ndryshimi i vertete per Tiranen u prezantua nga drejtuesit e kesaj partie si slogani i fushates nderkohe qe gjate fjales se tij kreu i LSI-se Ilir Meta tha se asnje kryeqytet nuk ka kryetar bashkie si Edi Rama i cili nuk punon dhe nuk tregon programin e tij te punes.

Sipas tij jeta e nje qytetari shkurtohet 1.5-2 vjet per shkak te ndotjes se Tiranes.

Ai shtoi se prej disa vitesh eshte penguar qellimisht ndertimi i Unazes se Madhe pasi interesat e ngushta kane dominuar mbi interesat e komunitetit te Tiranes.

Politika e fasadave eshte shume e vjeter ndaj duhet nje ndryshim i vertete per Tiranen nje ndryshim ne dobi te cdo qytetari te Tiranes sepse qytetaret e Tiranes nuk kane nevoje per nje kryetar bashkie qe shikon interesat e tij por ka nevoje per nje kryetar bashkie qe ti ndihmoje qytetaret te jetojne ne harmoni dhe ky kryetar i ri eshte Lulzim Basha deklaroi Meta ne fjalen e tij.

Nder te tjera kreu i LSI-se tha se Tirana eshte lodhur nga drejtimi arrogant dhe ka nevoje per nje drejtim te njerezishem ka nevoje per nje vizion qe e ben te jete gjithmone e para dhe kjo tha ai nuk behet vetem ne fushate elektorale.

Meta e mbylli fjalen e tij me thirrjen drejtuar qytetareve Jam i bindur se ne 8 maj me voten e te gjithe qytetareve te Tiranes te lodhur nga politika e mllefit dhe e mosperfilljes do te shkojne te votojne per ndryshimin e vertete te Tiranes.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMeta rikonfirmon 2 drejtues minibashkie nxjerr ne gare Erisa Xhixhon e Elez GjozenMeta Lulzim Basha kandidati i gjithe koalicionitVideopergjimi Meta-Prifti Meta Ina Rama genjeu ParlamentinMeta Bashkia te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo lavatrice per parate e krimitMeta Rama dogji kryeqytetin koha te ndahemi nga tirani i Tiranes Lidhje8 maj ambientet e liqenit drejtim arrogant Ilir Meta kryetar bashkie Levizja Socialiste per Integrim lulzim basha Ndryshimi i vertete per Tiranen prezanton sloganin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›